Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe Korpusi i Paqes nënshkruajnë dy Memorandume Mirëkuptimi.
Sot në Ministrinë e Arsimit dhe të Shkencës Sekretarja e Përgjithshme znj. Antoniela Luli dhe z. Hill Denham, Drejtor i Korpusit të Paqes nëshkruan dy Memorandume Mirëkuptimi.
Gjatë ceremonisë Znj. Luli vlerësoi nënshkrimin e këtyre memorandumeve dhe bashkëpunimin me Korpusit të Paqes që nga viti 2003 për mësimdhënien e gjuhës angleze dhe në të ardhmen për edukimin shëndetësor në shkolla.
“Ju sigurojmë, tha znj. Luli, - mbështetjen e plotë të MASH në zbatimin e këtyre Memorandumeve.”
Z. Denham, drejtori i Korpusit të Paqes falenderoi stafin e MASH dhe znj. Luli për bashkëpunimin deri më sot. Është shumë e rëdnësishme – u shpreh ai, - që nxënësit të mësojnë anglisht nga mësues që këtë gjuhë të huaj e kanë gjuhën e nënës. Korpusi i Paqes ka pajisur shkollat edhe me metoda të anglishtes për të mësuar në ëmnyrë interaktive.
Për sa i përket Memorandumit të dytë z. Denham u shpreh se mesazhi kryesor i këtij edukimi është parandalimi i sëmundjeve.
Memorandumi i parë i Mirëkuptimit ishte një rinovim e Marrëveshjes midis dy institucioneve, nënshkruar në 2003, e cila autorizon vullnetarët e Korpusit të Paqes të punojnë në shkollat e mesme dhe universitete, si mësues apo trajnerë të mësuesve në departamentet e gjuhës së huaj angleze, të këtyre institucioneve.
Memorandumi i dytë ishte një marrëveshje e re midis MASH dhe Korpusit të Paqes për programin e këtij të fundit për edukimin e nxënësve ndaj shëndetit. Kjo marrëveshje do tu japë akses vullnetarëve të Korpusit të Paqes të punojnë në shkollat bazë dhe të mesme mbi projektet e lidhura me shëndetin.
Qëllimet kryesore e këtyre Memorandumeve ndër të tjera janë: mësimdhënia e gjuhës angleze për të zhvilluar mendimin kritik; rritja e aftësive të mësuesve në gjuhën angleze; ideimi dhe vlerësimi i aktiviteteve të edukimit shëndetësor; rritja e njohurive dhe aftësive të edukatorëve të shëndetit në transmetimin e informacionit edukativ shëndetësor. Përmirësimi i aftësive menazhuese dhe planifikuese të edukatorëve të shëndetit; etj.
|