Matura e mësuesve 96,5% e mësuesve pjesmarrës kalojnë me sukses testimin
Sot do të donim t'ju njoftonim se gjatë testimit të mësuesve për kualifikimin 2007, që u zhvilluan në datat 26 dhe 27 maj 2007, morën pjesë 2.482 mësues. Për herë të parë provimi i kualifikimit u bë me rregulla të reja që synonin korrektesë dhe objektivitet në vlerësim.
Provimi u zhvillua me korrektesë të lartë dhe mësuesit kanë dëshmuar një përgatitje serioze. Përqindja e mësuesve që fituan shkallën përkatëse të kualifikimit është shumë e lartë. Kështu 96,5% e mësuesve pjesmarrës kanë kaluar me sukses këtë testim, duke përfituar me meritë shtesën në pagë sipas kategorisë përkatëse.
36 mësues kanë marrë mbi 90% të pikëve, ndërsa 307 mësues janë vlerësuar me shumë mirë . Ministria do të shqyrtojë dhënien e çmimeve për më të mirët ndër mësuesit pjesmarrës në këtë testim.
Theksojmë edhe një herë se ky provim shënon fillimin e një reforme thelbësore në arsim, që është trajnimi dhe kualifikimi i mësuesve dhe mundëson për herë të parë në këto 16 vjet, njohjen e nivelit profesional real të mësuesve, zotërimin e programit lëndor dhe anën shkencore të lëndës.
Deri më sot, kualifikimi i mësuesve është bërë në bazë të një udhëzimi që kishte degraduar në një avancim automatik në karrierë dhe në pagë, pa u lidhur fare me aftësitë individuale të secilit mësues dhe gjithmonë 100% e atyre që hynin në provim, rezultonin fitues.
Këtë vit për herë të parë u lancua një sistem i ri kualifikimi, ku rregullat e provimit për mësuesit ishin të ngjashëm me ato të Maturës Shtetërore.
Mësuesit që rezultuan të suksesshëm do të kenë ngritje në kategori profesionale dhe rritje page.
Në këtë mënyrë kjo rritje page bazohet në meritë dhe është përdorimi më i duhur i parave të taksapaguesve për arsimin e arsimtarët si prioritet i kësaj qeverie.
Testi unik për lëndën dhe kategorinë, u hartua dhe u vlerësua nga Qendra e Trajnimit Kombëtar të Kualifikimit (QTKA), në Tiranë.
Mbikqyrën provimin rreth 250 administratorë, punonjës arsimorë të DAR të qarqeve të tjera (p.sh. në Tiranë administratorët kanë qenë mësues të Shkodrës), të trajnuar nga QTKA. Në të 13 qarqet procesi u vezhgua dhe u monitorua nga afër edhe nga të deleguarit e MASH-it.
Mësuesi i cili nuk “kalon” këtë provim, nuk kualifikohet për nivelin përkatës që ka kërkuar, por ka mundësi të aplikojë sërish vitin e ardhshëm.
Qëllimi është ngritja profesionale e mësuesve në shërbim të devizës sonë: “Gjithçka për nxënësin duke bërë çmos për mësuesin”.
Tabelat
FITUESIT SIPAS CIKLEVE
Parashkollor |
89,4% |
Cikli i ulët |
98,1% |
Cikli i lartë |
97,5% |
E mesme |
95,8% |
Gjithësej |
96,5 % |
FITUESIT SIPAS KATEGORIVE
Kategoria I |
96,3% |
Kategoria II |
97,2% |
Kategoria III |
96,0% |
Gjithësej |
96,5% |
4. Rezultatet sipas niveleve (me shkrim) |
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
Pakalues |
Mjaftueshëm |
Mirë |
Shumë mirë |
Gjithsej |
% |
Gjithsej |
% |
Gjithsej |
% |
Gjithsej |
% |
74 |
3,5 |
555 |
26,3 |
1.178 |
55,7 |
307 |
14,5 |
Mbi kualifikimin 2007 Prej muajsh një grup pune i MASH punoi për hartimin udhëzimit për këto provime dhe të një rregulloreje, që përngjan për nga standardet, provimeve të Maturës Shtetërore.
Kualifikimi i mësuesve, për kategorizimin e tyre, deri tani është zhvilluar në bazë të një udhëzimi të vitit 1991, ku shpesh i është lënë shteg abuzimit. Provimi organizohej nga Drejtoritë ose Zyrat Arsimore, në mënyrë jokorrekte.
Në datat 26 dhe 27 maj 2007, sipas udhëzimit për “organizimin e kualifikimit për punonjësit arsimorë që plotësojnë vjetërsinë në sistemin arsimor parauniversitar për vitin mësimor 2006-2007” dhanë provim për tu kualifikuar mësuesit:
a) Me diplomë mësuesie, me emërim definitiv ose në pritmëri;
b) Pa diplomë mësuesie, me arsim të lartë, të cilët japin lëndët profesionale në shkollat e mesme profesionale ose të përgjithshme dhe kanë kontratë individuale pune;
c) Pa diplomë mësuesie, me arsim të lartë, të cilët japin lëndët profesionale në shkollat profesionale me status kombëtar;
d) Pa diplomë mësuesie, me arsim të lartë, të cilët japin lëndët e edukimit muzikor ose të edukimit figurativ dhe kanë kontratë individuale pune.
Provimet ishin me shkrim dhe me gojë.
Në provimin e kualifikimit mësuesit do të vlerësohen për:
a) zotërimin e programeve lëndore,
b) zotërimin e anës shkencore të lëndës shkollore,
c) zotërimin e anës metodike të lëndës.
Provimeve të kualifikimit i nënshtrohen vetëm punonjësit të cilët, deri më datën 31 dhjetor 2006, plotësojnë vjetërsinë e mëposhtme të punës në arsim:
a) nga 5 deri në 9 vjet, për shkallën e tretë të kualifikimit;
b) nga 10 deri në 19 vjet, për shkallën e dytë të kualifikimit;
c) 20 e më shumë vjet, për shkallën e parë të kualifikimit.
Në bazë të këtij kategorizimi, mësuesi përfiton shtesë në pagë, që për kategorinë e tretë është plus10% për të dytën plus 10% dhe për të parën plus 20%.
Me synimin që:
- Provimet me mësuesit të kenë po atë standard të moralit si ato me nxënësit (matura shtetërore);
- Sistemi i kualifikimit të funksionojë vërtet sipas parimit të pagës së meritës;
- Sistemi i kualifikimit të shërbejë si një nxitës i fortë për ngritjen profesionale të mësuesve;
Cilat ishin ndryshimet kryesore në testimin 2007 ?
a) Shumica e provimeve do të kryhen vetëm me shkrim. Testet do të jenë unike për të gjithë mësuesit e një lënde e të një kategorie kualifikimi. Ato do të hartohen nën përgjegjesinë e Qendrës Kombëtare të Trajnimit dhe Kualifikimit.
Provimet me shkrim do të zhvillohen kryesisht në qendrat e qarqeve ose të rretheve. Administrimi i tyre do të sigurojë fshehtësinë e testit dhe korektesë në zhvillimin e provimit.
Përgjigjet e mëuesve do të vlerësohen që të gjitha në Tiranë.
b) Një pjesë e provimeve do të zhvillohen me gojë, si për mësuesit e edukimit fizik, muzikor ose të arteve figurative dhe të lëndëve profesionale.
Ndryshe nga provimet e deritanishme me gojë, ato do të përqëndrohen në Tiranë ose pak qytete të më të mëdha, me komisione qëndrore.
c) Për herë të parë përfshihen në sistemin e kualifikimit edhe punonjësit me arsim të lartë pa diplomë mësuesie që japin lëndët profesionale në shkollat e mesme profesionale. Për një kohë të gjatë, shteti u ka borxh këtyre mësuesve shtesën në pagë për avancimin profesional dhe përkujdesjen për trajnimin e tyre sistematik.
Mësuesve-kandidatë për kualifikim nuk u duhet të lexojnë ndonjë literaturë profesionale për provimin e pritshëm. Ata thjesht do të dëshmojnë sa zotërojnë programin lëndor dhe anën shkencorë të lëndës.
Vetëm kaq për sivjet, kurse duke filluar nga viti i ardshëm, mësuesve do t'u duhet të mbledhin pikë (kredite) gjatë trajnimeve të tyre, por edhe të sigurojnë pikë (kredite) të tjera për cilësinë e mësimdhënie-mësimnxënies brenda në klasë.
Provimet korrekte për kualifikim do të na mundësojnë, për herë të parë, njohjen e nivelit të vërtetë profesional të mësuesve në zotërimin e programit lëndor dhe anës shkencore të lëndës. Vetëm tani, duke njohur mirë gjendjen, do të mundemi të përvijojmë një program “kirurgjikal” trajnimi për mësuesit.
Qëllimi ynë është pikërisht ngritja profesionale e mësuesve, pasi deviza jonë themelore është “Gjithshka për nxënësin duke bërë çmos për mësuesin”
|