Literatura ndihmëse për arsimin parauniversitar, ngrihet bordi për mendimin historik, filozofik, sociologjik dhe psikologjik.
Përvec BORELASP-it, Bordi i Rekomandimit të Literaturës Artistike, MASH ka ngritur edhe Bordin e rekomandimit të literaturës së mendimit historik, filozofik, sociologjik dhe psikologjik (BORELHIS) me anëtarë:
1. |
Ferit Duka |
Studiues i historisë, Instituti i Historisë |
2. |
Adem Tamo |
Pedagog I Psikologjisë, UT |
3. |
Gjergj Sinani |
Pedagog I Filozofisë,UT |
4. |
Liman Varoshi |
Pedagog i Historisë Universiteti i Elbasanit |
5. |
Aurel Plasari |
Studiues Biblioteka Kombëtare |
6. |
Ndriçim Mehmeti |
Përgjegjës I Sektorit të Arsimit të Mesëm |
7. |
Luan Malltezi |
Studiues, Qendra e Studimeve Albanologjike. |
Ashtu si dhe BORELAPS, BORELHIS do të marrë në shqyrtim kërkesat e botuesve, të cilët ofrojnë literaturë në fushën e mendimit historik, filozofik, psikologjisë, sociologjisë dhe do të miratojë ato të cilat plotësojnë kriteret dhe pikësynimet e shkollës shqiptare për vlerat njohëse dhe edukative, në ndihmë të procesit mësimor dhe veprimtarive ekstrakurrikulare brenda dhe jashtë shkollës.
Përzgjedhja përfundimtare e librave sipas titujve të listës së BORELHIS do të bëhet në çdo shkollë nga komisioni lëndor, në përbërje të të cilit janë të gjithë mësuesit e historisë për shkollat 9 vjeçare dhe mësuesit e historisë, sociologjisë, psikologjisë dhe të filozofisë për shkollat e mesme.
BORELASP dhe BORELHIS
Ministria e Arsimit dhe Shkencës në Qarkoren antikorrupsion që lëshoi në shtator të vitit 2005, ndër 4 pikat që renditi si më emergjentet dhe që kërkonin zgjidhje, ishte edhe problemi i disiplinimit të futjes se librave jashtë programit në shkolla. Jo rrallë në shkolla shpërndaheshin libra jashtë klase pa nivel e cilësi dhe nganjëherë çedukativë.
BORELASP e BORELHIS kanë për qëllim të këshillojnë nxënësit e mësuesit e arsimit parauniversitar cfarë të lexojnë në orët e lira, por edhe si literaturë shtesë në ndihmë të temave të programit zyrtar.
BORELASP është krijuar 13 mars të vitit 2007.
Ky Bord merr në shqyrtim kërkesat e botuesve, të cilët ofrojnë literaturë në ndihmë të procesit mësimor të arsimit parauniversitar, në fushën e letërsisë dhe të gjuhës.
BORELHIS është krijuar në mars 2008 dhe merr në shqyrtim kërkesat e botuesve, të cilët ofrojnë literaturë në ndihmë të procesit mësimor të arsimit parauniversitar, në fushën e mendimit historik, filozofik, sociologjik dhe psikologjik.
Kriteret e përzgjedhjes
Bordet pranojnë për shqyrtim botime të ofruara vetëm nga shtëpi dhe ente botuese.
Çdo botim që do të paraqitet në Borde duhet të jetë në 3 (tri) kopje dhe të shoqërohet me shkresën përcjellëse ku të jepen kriteret, në bazë të të cilave shtëpitë dhe entet botuese kanë bërë përzgjedhjen. Bordi nuk merr në shqyrtim botimet që nuk respektojnë të drejtën e autorit dhe që rezultojnë me probleme redaktoriale apo drejtshkrimore.
|