Reforma për kualifikimin 2008: 2.287 mësues në provim për marrjen e shkalleve te kualifikimit për ngritje ne pagë.
Risi këtë vit është Portofoli i Zhvillimit Profesional te Mësuesit
Më 29 mars 2008 përfundoi me sukses provimi i kualifikimit të mësuesve, i zhvilluar në 13 drejtoritë arsimore rajonale të vendit. 2.287 mësues ose 7% e të gjithë mësuesve të të gjitha profileve të arsimit parauniversitar morën pjesë në provim.
Sot ministri i Arsimit dhe Shkencës z. Genc Pollo, me rastin e përfundimit me sukses të provimit të kualifikimit të mësuesve, tha në konferencën për shtyp:
"Dje u zhvillua me sukses ne te gjitha Drejtoritë Arsimore Rajonale testimi i 2 287 mësuesve (7% e tyre) për marrjen e shkallëve të Kualifikimit qe çon ne një page me te larte.
Procesi i testimit u realizua mirë teknikisht dhe pa kontestime nga pjesëmarrësit. Ai u zhvillua nën mbikëqyrjen e MASH dhe Institutit te Kurrikules dhe Trajnimit.
Është viti i dytë i një reforme thelbësore arsimore në një nga tre shtyllat kryesore të arsimit parauniversitar, që është kualifikimi i mësuesve.
Kjo reformë po instalon një përvojë profesionale të aplikuar në vendet perëndimore, e cila e nxit mësuesin për të përmirësuar aftësitë profesionale, por nga ana tjetër e motivon dhe financiarisht atë.
Kjo reforme mbylli përfundimisht kapitullin e praktikave abuzive te para 2006 kur shkalla e kualifikimit jo rrallë merrej kundrejt zarfit ne dore. Ajo tashmë ia doli që të fusë parimin e meritës përmes një testimi kombëtar të mësuesve, sipas procedurave rigoroze. Tezat hartohen ne IKT, shpërndahen ne DAR ditën e provimit, testet janë te koduara dhe fshehin identitetin e provimdhenesit, ato dërgohen ne IKT Tirane pas provimit dhe vlerësohen ne mënyrë te ngjashme si testet e Maturës.
Viti i dytë i zbatimit të kësaj reforme pati si risi dhe Portofolin e Zhvillimit Profesional
të Mësuesve, ku për tre muaj me radhë të gjithë mësuesit me vjetërsi 5, 10 dhe 20 vite pune, iu nënshtruan një procesi vetëkualifikimi sipas standardeve dhe përvojave evropiane të trajnimit në punë të mësuesve.
Mbështetja e MASH dhe IKT këtë vit u mundësoi mësuesve trajnime, pajisje me programet e kualifikimit shumë kohë përpara testimit, pajisje te mësuesve me modele të testeve, me literature profesionale të mjaftueshme, vëzhgime ne ore mësimore nga drejtuesit e shkollave si dhe inspektimi i DAR-ve dhe MASH-it i te gjithë mësuesve qe kualifikoheshin këtë vit.
Do të doja të falënderoja të gjithë ata që kontribuan në instalimin dhe krijimin e kësaj përvoje profesionale, si dhe t'u uroja të gjithë mësuesve pjesëmarrës në testim, një rezultat të mirë.
Pas një jave mësuesit do të kenë rezultatet e tyre të testimit. Mësuesit që rezultojnë të suksesshëm do të kenë ngritje në kategori profesionale dhe rritje page.
Mendoj se shpenzimi buxhetor për rritjen e pagës bazohet tërësisht në meritën profesionale të mësuesve dhe është tregues i përdorimit me frytshmëri i parave të taksapaguesve për arsimin e arsimtarët, si prioritet i yni.
Kualifikimi i mësuesve në vitet e ardhshme do të ketë dhe zhvillime të tjera profesionale që bazohen në strategjinë e zhvillimit profesional të mësuesve të tilla si: trajnimi bazuar në standardet e mësuesit në punë, si dhe vlerësimi me anë të sistemit të krediteve.
Një strategji e tillë kualifikimi do të pasojë që këtë vit dhe drejtuesit e shkollës për të mundësuar një administrim profesional të shkollës."
(Fund i citatit)
***************
Procesi i testimit me shkrim për efekt kualifikimi, i cili filloi në orën 10 në të gjitha qarqet dhe përfundoi në orën 12, është zhvilluar normalisht në të gjitha Drejtoritë Arsimore Rajonale të vendit.
Nga 2.387 kandidatë gjithsej të regjistruar për provimin me shkrim, iu nënshtruan procesit të testimit 2.287 mësues, ose 7 % e numri te përgjithshëm te mësuesve te sistemit parauniversitar.
Mbikqyrën provimin 13 administratore përfaqësues te MASH dhe IKT-se.
Ky provim po instalon një reforme thelbësore në arsim, që është kualifikimi i mësuesve.
Deri vitin e kaluar kualifikimi i mësuesve është bërë në bazë të një udhëzimi të lëshuar 17 vjet më parë dhe kishte degraduar në një avancim automatik në karrierë dhe në pagë, pa u lidhur fare me aftësitë individuale të secilit mësues.
Ky është viti i dyte qe instalohet një sistem i ri kualifikimi, ku rregullat e provimit për mësuesit janë të ngjashëm me ato të Maturës Shtetërore. Ky sistem do ti motivojë mësuesit që të rrisin standardet e tyre të mësimdhënies.
Sivjet u hartuan 33 lloje testesh për te gjitha profilet e mësuesve qe nga arsimi parashkollor, arsimi fillor, cikli i mesëm i ulet, arsimi i mesëm i larte dhe arsimi profesional. Ata mësues që do të kualifikohen fitues, do të sigurojnë ngritjen në kategori dhe shtesën përkatëse në pagë, e cila varion nga 10%-20%
Këtë vit te gjithë mësuesit u pajisen shume kohe përpara testimit me programe kualifikimi, me literature profesionale, u trajnuan për drejtime te rëndësishme te reformës arsimore si: objektivat e te nxënit, kurrikula e lire, planifikimi i mësimdhënies, si dhe u pajisen me modele testesh , te cilat u përdoren vitin e kaluar.
Risi këtë vit është Portofoli i Zhvillimit Profesional te Mësuesit, ku te gjithë mësuesit, për tre muaj me radhe e përgatitën atë. Kjo është një praktike shume e njohur perëndimore, e cila ne vendin tone aplikohet për here te pare. I gjithë ky proces u dha siguri mësuesve për te marre pjese ne testimin e fundit, ku pjesëmarrja është me e larte këtë vit, krahasuar me vitin e kaluar.
Një element tjetër ka qene dhe vëzhgimi dhe vlerësimi i orëve mësimore i mësuesve qe kualifikohen sivjet si nga drejtuesit e shkollës, por dhe nga inspektoret lokale dhe ata te MASH.
Në datën 29 mars 2008 sipas udhëzimit për “organizimin e kualifikimit për punonjësit arsimorë që plotësojnë vjetërsinë në sistemin arsimor parauniversitar për vitin mësimor 2007-2008 dhanë provim për tu kualifikuar mësuesit:
a) Me diplomë mësuesie, me emërim definitiv ose në pritmëri;
b) Pa diplomë mësuesie, me arsim të lartë, të cilët japin lëndët profesionale në shkollat e mesme profesionale ose të përgjithshme dhe kanë kontratë individuale pune;
c) Pa diplomë mësuesie, me arsim të lartë, të cilët japin lëndët profesionale në shkollat
profesionale me status kombëtar;
d) Pa diplomë mësuesie, me arsim të lartë, të cilët japin lëndët e edukimit muzikor ose të edukimit figurativ dhe kanë kontratë individuale pune.
Provimet ishin vetëm me shkrim.
Në provimin e kualifikimit mësuesit do të vlerësohen për:
a) zotërimin e programeve lëndore,
b) zotërimin e anës shkencore të lëndës shkollore,
c) zotërimin e anës metodike të lëndës.
Provimeve të kualifikimit i nënshtrohen vetëm punonjësit të cilët, deri më datën 31 dhjetor 2007, plotësojnë vjetërsinë e mëposhtme të punës në arsim:
a) nga 5 deri në 9 vjet, për shkallën e tretë të kualifikimit;
b) nga 10 deri në 19 vjet, për shkallën e dytë të kualifikimit;
c) 20 e më shumë vjet, për shkallën e parë të kualifikimit.
Në bazë të këtij kategorizimi, mësuesi përfiton shtesë në pagë, që për kategorinë e tretë është plus 5 % për të dytën plus 10% dhe për të parën plus 20%.
Mësuesi i cili nuk “kalon” këtë provim, nuk kualifikohet për nivelin përkatës që ka kërkuar, por ka mundësi të aplikojë sërish vitin e ardhshëm.
MBI KUALIFIKIMIN 2008
Kualifikimi 2008 instaloi përvojën profesionale për kualifikimin te mësuesve, e cila është bazuar ne strategjinë se zhvillimit profesional te mësuesve, ku elemente te saj nga vitit ne vit do te jene pjese e procesit te trajnimit dhe kualifikimit te mësuesve.
Kjo strategji synon qe
- Provimet me mësuesit të kenë po atë standard të moralit si ato me nxënësit (matura shtetërore);
- Sistemi i kualifikimit të funksionojë vërtet sipas parimit të pagës së meritës;
- Sistemi i kualifikimit të shërbejë si një nxitës i fortë për ngritjen profesionale të mësuesve;
Vitin e ardhshëm kualifikimi i mësuesve do te bazohet dhe ne elemente te tjerë te strategjisë se zhvillimit profesional si: Standardet e mësuesit ne pune, Sistemi i vlerësimit bazuar ne kredite.
Ne te njëjtën mënyrë qe sivjet do te filloje dhe kualifikimi i drejtuesve te shkollës, te cilët do te trajnohen dhe kualifikohen për një menaxhim profesional te shkollës, sipas kësaj metodologjie. |
|