Kualifikimi 2008: 98.5% e mësuesve marrin ngritjen në pagë
Me daljen e rezultateve të atestimit pë kualifikimin 2008 të mësuesve, drejtori i Institutit të Kurrikulave dhe Tajnimit (IKT) z. Robert Gjedia tha sot në një konferencë për shtyp:
“Kualifikimi i mësuesve në punë është një prioritet i reformës arsimore dhe në këtë kuadër ky proces është reformuar tërësisht si në përmbajtje ashtu edhe në formë.
Kjo reformë buron nga strategjia e zhvillimit profesional të mësuesve, elementë të së cilës po marrin jetë njëri pas tjetrit nga viti në vit. Qëllimi i strategjisë ka në thelb nxitjen e mësuesve për t'u trajnuar dhe kualifikuar vazhdimisht, duke u bazuar në standarde profesionale, por nga ana tjetër kjo reformë tashmë ka eliminuar tërësisht elementët korruptivë në këtë proces, pasi mësuesit vlerësohen sipas meritës dhe arritjeve të matshme.
Kjo mënyrë u siguron atyre dhe një pagë më të lartë dhe të merituar.
Këtë vit për herë të parë mësuesit, para se të hynin në atestim duhet të përgatisnin Portofolin e Zhvillimit Profesional, i cili përmbante hartimin e objektivave të arritjeve të nxënësve, mënyrën e zhvillimit të orëve të lira në shkollë, lirinë e mësuesit për orët mësimore të parashikuara në programin lëndor etj.
Nga vlerësimi i kryer për 2288 kandidatët e testuar me shkrim, do të marrin me meritë rritjen në kategori 98.5% e mësuesve. Nga keta mesues 382 u vleresuan me "shume mire". Mësuesit e tjerë do të mund të japin provimin për kategorinë sërish vitin tjetër.
Krahasuar me atestimin e kryer vitin e kaluar për herë të parë me të njëjtat standarde mund të themi që rezultatet janë më të larta dhe përgatitja e mësuesve më e mirë.
Për të ardhur deri në ditën e testimit, mësuesit u mbështetën me materiale profesionale, me trajnime 1-2 ditore nga grupet lokale të trajnimit, me vetëkualifikim përmes portofolit të zhvillimit profesional, si dhe u vëzhguan në orë mësimore nga drejtues të shkollave dhe nga inspektorët e drejtorive arsimore.” (fund i citatit)
MËSUESIT E KUALIFIKUAR SIPAS PËRVOJËS NË PUNË PËR VITIN 2008 DHE VITIN 2007
Kualifikimi 2008
Vlerësimi për të 2288 kandidatët e testuar me shkrim |
Kualifikimi 2007
Vlerësimi për 2144 kandidatët që u testuan me shkrim |
|
Vlerësimi |
Numri i mësuesve |
Në përqindje |
Numri i mësuesve |
Në përqindje |
|
Jo kalues |
34 |
1.5% |
64 |
3% |
|
Mjaftueshëm |
431 |
18.8 % |
534 |
25% |
|
Mirë |
1441 |
63 % |
1188 |
55.4% |
|
Shumë mirë |
382 |
16.7 % |
358 |
16.6 |
|
Gjithsej |
2288 |
100% |
2144 |
100% |
|
[1][1] Kandidatët që u morën në provim me gojë vitin e kaluar ishin 176 dhe të gjithë ishin kaluar
Si u zhvillua provimi
Për kualifikimin e mësuesve për vitin 2008 pranë zyrave të 13 Drejtorive arsimore rajonale u regjistruan 2426 mësues, prej të cilëve:
· Në fazën e parë të procesit të kualifikimit u s'kualifikuan 39 mësues, për arsye të mos përgatitjes së portofolit sipas kërkesave të përcaktuara
· 2288 mësues hynë në testim
· 99 mësues nuk u paraqitën ditën e testimit për arsye të ndryshme.
Në datën 29 mars 2008, në mjediset e paracaktuara nga çdo drejtori arsimore rajonale, u zhvillua testimi i 2288 mësuesve, nga të cilët:
· 231 mësues të arsimit parashkollor
· 679 mësues të ciklit fillor
· 867 mësues të ciklit të mesëm të ulët
· 511 mësues të ciklit të mesëm të lartë
Ky proces është monitoruar nga përfaqësues të MASH dhe të IKT-së, si dhe nga administratorët lokalë.
Paratestimi
Këtë vit te gjithë mësuesit u pajisen shume kohe përpara testimit me programe kualifikimi, me literature profesionale, u trajnuan për drejtime te rëndësishme te reformës arsimore si: objektivat e te nxënit, kurrikula e lire, planifikimi i mësimdhënies, si dhe u pajisen me modele testesh , te cilat u përdoren vitin e kaluar.
Risi këtë vit është Portofoli i Zhvillimit Profesional te Mësuesit, ku te gjithë mësuesit, për tre muaj me radhe e përgatitën atë. Kjo është një praktike shume e njohur perëndimore, e cila ne vendin tone aplikohet për here te pare. I gjithë ky proces u dha siguri mësuesve për te marre pjese ne testimin e fundit, ku pjesëmarrja është me e larte këtë vit, krahasuar me vitin e kaluar.
Një element tjetër ka qene dhe vëzhgimi dhe vlerësimi i orëve mësimore i mësuesve qe kualifikohen sivjet si nga drejtuesit e shkollës, por dhe nga inspektoret lokale dhe ata te MASH.
Kualifikimi dhe rritja në pagë
Në datën 29 mars 2008 sipas udhëzimit për “organizimin e kualifikimit për punonjësit arsimorë që plotësojnë vjetërsinë në sistemin arsimor parauniversitar për vitin mësimor 2007-2008 dhanë provim për tu kualifikuar mësuesit:
a) Me diplomë mësuesie, me emërim definitiv ose në pritmëri;
b) Pa diplomë mësuesie, me arsim të lartë, të cilët japin lëndët profesionale në shkollat e mesme profesionale ose të përgjithshme dhe kanë kontratë individuale pune;
c) Pa diplomë mësuesie, me arsim të lartë, të cilët japin lëndët profesionale në shkollat
profesionale me status kombëtar;
d) Pa diplomë mësuesie, me arsim të lartë, të cilët japin lëndët e edukimit muzikor ose të edukimit figurativ dhe kanë kontratë individuale pune.
Provimet ishin vetëm me shkrim.
Në provimin e kualifikimit mësuesit do të vlerësohen për:
a) zotërimin e programeve lëndore,
b) zotërimin e anës shkencore të lëndës shkollore,
c) zotërimin e anës metodike të lëndës.
Provimeve të kualifikimit i nënshtrohen vetëm punonjësit të cilët, deri më datën 31 dhjetor 2007, plotësojnë vjetërsinë e mëposhtme të punës në arsim:
a) nga 5 deri në 9 vjet, për shkallën e tretë të kualifikimit;
b) nga 10 deri në 19 vjet, për shkallën e dytë të kualifikimit;
c) 20 e më shumë vjet, për shkallën e parë të kualifikimit.
Në bazë të këtij kategorizimi, mësuesi përfiton shtesë në pagë, që për kategorinë e tretë është plus 5 % për të dytën plus 10% dhe për të parën plus 20%.
Mësuesi i cili s'kualifikohet në provim, nuk kualifikohet për nivelin përkatës që ka kërkuar, por ka mundësi të aplikojë sërish vitin e ardhshëm.
|