Tiranë, më 15 prill 2008

 

Kompesimi i librit shkollor me sukses

Skema e re: 90% e fondeve shpërndahen te prindrit dhe nxënësit

Me përfundimin e procesit të shpërndarjes së fondeve të kompesimit të teksteve shkollore në fund të muajit mars, zv.ministri i Arsimit z. Halit Shamata dhe drejtori i Postës Shqiptare z. Arqile Gorea dhanë sot një konferencë shtypi.

Gjatë konferencës zv.ministri Shamata tha:

”Jemi sot këtu në këtë takim me median së bashku me zotin Arqile Gorea, Drejtorin e Përgjithshëm të Postave për të informuar lidhur me procesin e shpërndarjes së kompesimit të teksteve shkollore të arsimit parauniversitar.

Dua të bëj me dije se deri në fund të muajit mars 2008, është shpërndarë 88-90% e fondit të parashikuar për kompesim dhe deri në fund të muajit prill, pritet që shpërndarja të shkojë 93% të 2.5 milion Eurove që është vlera totale e fondit në buxhetin e këtij viti.

Ne ndryshim nga viti 2006,  kur subvencioni u jepej  shtëpive botuese dhe u shpërndanë vetëm 73% e fondit perkates prej 2.2 milione eurove, me skemën e re  te vitit 2007 u janë shpërndarë prindërve përmes sporteleve të postës 88-90% i fondit te planifikuar.

Sipas skemës së re, vlera e kompensimit të teksteve shkollore u kalon drejtëpërdrejt përdoruesve, domethënë prindërit dhe nxënësit, në ndryshim nga skema e vitit 2006, kur subvencioni u kalonte botuesve. Dhe kjo u bë e mundur në sajë të bashkëpunimit me Postën Shqiptare dhe më këtë rast dua të falenderoj në emër të MASH, zotin Arqile Gorea, duke shprehur besimin se partneriteti ynë do të përvijojë në të ardhmen duke krijuar hapësira të reja bashkëpunimi, përvec asaj që lidhet me kompesimin e teksteve shkollore.

Lidhur me perqindjen e shpërndarjes së fondit të kompesimit dua të theksoj se pothuaj në të gjithë zonat ku ka pasur një ndjeshmeri më të lartë për këtë proces si në Kukës, Has, Bulqizë Mat, Tepelenë Gramsh, Peqin, Kucove, Skrapar shpërndarja ka shkuar deri 100% e fondit të parashikuar. Ndërsa në disa nga qytetet kryesore të vendit si në Tiranë, Durres, Shkodër, Korce, Fier, Vlorë e të tjera rreth 7% e përdoruesve të teksteve shkollore nuk preferuan te tërheqin  kompesimin e garantuar për ta.” (fund i citatit)

Skema 2006:

Vlera reale e tekstit është 300 lekë.

Shtëpia botuese shënon në ballinën e pasme se cmimi i tekstit është 150 lekë dhe merr koston e plotë nga subvencioni që merr nga buxheti i MASH (pra 150 lekët e mbetura).

Në shpërndarjen e subvencionit nuk u shmangën abuzimet në kuptimin që jo të gjitha fondet që u shkonin shtëpive botuese, apo u përgjigjeshin kërkesave dhe specifikimeve teknike të dhëna nga MASH. Nga ana tjetër ishte e hapur mundësia që teksti të shtypej nën kosto dhe pa parametrat e kërkuar.

Bazuar në këtë skemë subvencioni në vitin 2006 u shpërnda në rreth 73% të fondeve të planifikuara, nga 2.2 milione Eurot e planifikuara për subvencionimin e teksteve shkollore.

Skema 2007:

Teksti e ka vlerën e kostos 300 lekë. Shtëpia botuese vendos në kopertinë cmimin real 300 lekë dhe e prodhon tekstin sipas kësaj kostoje me të cilën është konkuruar dhe certifikuar. Fondet e planifikuara shkojnë tek përdoruesi duke mënjanuar mundësinë për abuzim. Bazuar në këtë skemë subvencioni në vitin 2006 u shpërnda në rreth 90% e 2.5 milione Eurove fonde të planifikuara, për kompesimin e teksteve shkollore.