FJALA E MINSTRIT TË ARSIMIT DHE SHKENCËS Z. GENC POLLO NË KUVEND
Zonja e zoterinj, Sic mund ta keni ndjekur edhe vete permes mediave Komisioneri Europian per Shkencen dhe Teknologjine Janezh Potocnik ne pergjigje te nje ftese nga une realizoi pardje nje vizite zyrtare ne vendin tone. Ashtu si vizita e komisionerit per Arsimin Jan Figel vitin e shkuar edhe kjo e djeshmja deshmojne per nje interesim te vecante tw Komisionit Evropian per Arsimin e Shkencen ne Shqiperi, per reformat dhe investimet e kryera ne keto sektore.
Komisioneri Potocnik ne viziten se bashku ne titullare te qeverise mbajti nje fjale para komunitetit shqiptar te kerkuesve shkencore ne nje konference informative mbi programin madhor te BE per shkencen, per Programin e 7-të Kuadër të Kërkimit Shkencor dhe Zhvillimit Teknologjik, apo siç njihet shkurt FP7 qe ka nje buxhet prej 54 milliard Euro ne periudhen 2008-2013.
Gati një vit më parë ne deklaruam publikisht se synonim t’i bashkoheshim Programit Kuader 7 dhe ne bashkëpunim me Ministrinë e Integrimit dhe Komisionin Europian dhe ne dhjetor te 2007 nenshkruam memorandumin me BE-në dhe keshtu prej nje janarit te ketij viti Shqiperia ka përfituar statusin e vendit të associuar në FP7.
Praktikisht, ky status i ri do të thotë të drejta të njëjta të kërkuesve e studiuesve shqiptarë me ata europianë, për të aplikuar për projekte në këtë program, për të bashkëpunuar mbi bazë barazie e reciprociteti me ta, duke ndërtuar konsorciume, duke ndarë angazhimin, dijet, eksperiencat, mundësitë financiare si dhe rezultatet. Ai jep perspektivën e integrimit të tyre në Hapësirën Europiane të Kërkimit.
Pa ekzagjeruar do te vëreja se shuma që Qeveria pagon për t’u asociuar në këtë program, është kontributi më i rëndësishëm, jo thjesht financiar, që është dhënë për shkencën shqiptare në këto 17 vitet e fundit.
Përpara nesh dhe gjithë komunitetit tonë të kërkuesve e studiuesve është sfida për të përfituar maksimalisht nga mundësitë e jashtëzakonshme që ofron FP7; i pari program komunitar ku Shqipëria merr pjesë. Ne duhet ta bëjmë atë një histori suksesi, një model për gjithë programet e tjera komunitare në të cilat vendi ynë është duke aplikuar.
Të marrësh pjesë me sukses në FP7 do të thotë të mos matesh më me vehten, por me standartet europiane, do të thotë që me meritë të bëhesh pjesë e grupeve të kërkuesve europianë, do të thotë të integrohesh me ta jo thjesht si individ, por edhe si institucione.
Dhe është e natyrshme që hapin e parë drejt integrimit në Europë, i takon dhe duhet ta hedhin kërkuesit, studiuesit, profesorët e studentët tanë, i takon universiteteve tona, qendrave kërkimore pranë tyre.
Komisioni Europian e ka shpallur kërkimin shkencor si fushë prioritare për integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor, pasi shkenca mund të jetë edhe më efektive se vetë politika, duke sjellë pranë njerëzit dhe institucionet e vendeve dhe kulturave të ndryshme. Ne do t’i përgjigjemi kësaj nisme me shpejtësi dhe seriozitet duke i riparë dhe organizuar prioritetet tona kombëtare, pasi është provuar gjerësisht se investimi për shkencën kthehet në përfitim të shumfishtë, më shumë se investimi në mjaft sektorë të tjerë. Ne nje bote gjithnje e me teper globale, ku burimet natyrore dhe fuqia punetore jane te kufizuara per nje vend te vogel si Shqiperia ne raportet e kompeticionit me pjesen tjeter te botes, ne duhet ti kushtojme gjithnje e me shume vemendje potencialit te dijes dhe aftesive krijuese te njerezve tane, si nje ure drejt nje ekonomie qe krijon vlerë të shtuar dhe mbetet inovative.
Shteti dhe familjet shqiptare, mbarë shoqëria jonë në vite, ka bërë investime të mëdha për pajisjen me dije të brezave të të rinjve tanë, një pjesë e madhe e të cilëve të shkolluar brenda apo jashtë vendit, aktualisht punojnë dhe japin kontributin e tyre në universitetet dhe institucionet e huaja.
Kjo humbje e burimeve njerëzore cilësore është një realitet të cilin ne po e ndryshojmë për hir të së ardhmes. Programi Brain Gain dhe Fondi i Ekselencës, të shpallura dhe aktivizuara nga qeveria, janë dy instrumente shumë të rëndësishëm në këtë drejtim. Ne po marrim masat e duhura në mënyrë që potenciali i të rinjve që do të kthehen e punojnë këtu të shndërohet në vlerën shtesë që shkenca dhe dija i japin produkteve dhe shërbimeve.
Në dy vitet e fundit ne kemi realizuar një nga reformat më të rëndësishme e të domosdoshme: atë të integrimit të institucioneve të Kërkimit Shkencor në ato të Arsimit të Lartë duke kapërcyer handikapin e një sistemi të vjetër e të tejkaluar. Institucionet e Arsimit të Lartë përfituan asete fizike të vlefshme dhe sidomos personel veçanërisht të kualifikuar ndërkohë që kërkuesit e sotëm që do të punojnë me studentet e doktorantë do të bashkëgjenerojnë brezat e ardhshëm të shoqërisë së dijes. Tani ne kemi opmtimizuar resurset në këtë fushë dhe mund të investojmë seriozisht për modernizimin e saj duke forcuar kapacitetet institucionale dhe të infrastrukturës së kërkimit. Projekti UNILAB 2007 ishte një investim i rendesishem në laboratoret mësimore- shkencore; Ne po hartojmë projekte të tjera por njësitë shkencore kanë një potencial të madh për të tërhequr vete, nga shumë burime të tjera, fonde për projektet e tyre.
Këto përpjekje nuk do të ishin të suksesshme nëse nuk do përfshinim në lojë një nga aktorët më të rëndesishëm në këtë fushë, komunitetin e biznesit. Të dhënat nga vendet e zhvilluara tregojnë se shumica e shpenzimeve për R&D (Kërkim e Zhvillim) bëhen me fonde jopublike. Ne jemi ende në fillime por Shqipëria është një vend me rritje të shpejtë ekonomike, ku shumë kompani të huaja dhe vendase kanë bërë dhe po bëjnë investime në R&D. Ne duhet t’i evidentojmë dhe t’i nxisim ato. Ligji për Arsimin e Lartë i miratuar vjet ofron lehtësi dhe incentiva për këto investime. Mbetet një sfidë e madhe për MASH, Ministrinë e Ekonomisë dhe ministri të tjera të linjës, hartimi i programeve për përfshirjen në rritje të biznesit të huaj e vendas në Kërkim e Zhvillim.
Zbatimi i këtyre politikave dhe arritja e objektivave padyshim që kërkon burime finaciare dhe kapacitete e instrumente te reja qe po i pergatisim.
Gjithashtu ne kemi planifikuar zgjerimin e Programit Kombëtar për Shkencën, si dhe nënshkrimin e marrëveshjeve të reja bilaterale. Planifikojmë të bëjmë efektive marrëveshjet tashmë të nënshkruara me Austrinë dhe Turqinë. Do zgjerojmë marrëveshjet bilaterale me Italinë, Greqinë, Slloveninë, Maqedoninë e Kroacinë. Gjithashtu po përgatitemi të fillojmë së shpejti negociatat me Kosovën dhe Malin e Zi.
Dhe ne keto perpjekje jam i sigurt qe do te kemi perkrahjen e plote te deputeteve te Kuvendit.
Ju faleminderit,
Genc Pollo”
|
|