MASH publikon datat e provimeve të Maturës Shtetërore
Ministria e Arsimit dhe Shkencës publikon udhëzimin për përfundimin e vitit shkollor 2007-2008, zhvillimin e provimeve përfundimtare dhe provimeve të Maturës Shtetërore, në sistemin e arsimit parauniversitar.
Sipas këtij udhëzimi, për vitet e fundit të shkollave të mesme të përgjithshme, që do t'i nënshtrohen provimeve të Maturës Shtetërore, viti mësimor 2007-2008 përfundon më 30 maj 2008.
Datat e provimeve të detyruara të Maturës Shtetërore në shkollat e mesme të përgjithshme, me kohë të plotë ose të shkurtuar do të jenë :
a- Gjuhë Shqipe dhe Letërsi 09 qershor 2008
b- Matematikë 17 qershor 2008
c- Lëndët me zgjedhje 10 korrik 2008
Në provimet me zgjedhje të Maturës Shtetërore për herë të parë do të jepet edhe lënda e gjuhës frënge.
Lënda e “Njohurisë për Shoqërinë” është ndarë nga blloku i lëndëve “Njohuri për ekonominë” dhe “Filozofi” të cilat do të jepen bashkë.
Ndërsa lëndët “Histori” dhe “Gjeografi” do të jepen si dy lëndë me zgjedhje të vecanta.
Pra lëndët me zgjedhje, që do të kenë mundësi të zgjidhen nga maturantët gjatë plotësimit të formularit A1 do të jenë:
1 Fizikë
2 Kimi
3 Biologji
4 Anglisht
5 Frëngjisht
6 Histori
7 Gjeografi
8 Njohuri për shoqërinë
9 Njohuri për ekonominë dhe Filozofi.
Për sa i përket nismës për “Këshillimin e Karrierës” MASH me anën e këtij udhëzimi ka ngarkuar nëndrejtorët e shkollave (në mungesë të tyre, drejtorët) për të dhënë të gjithë informacionin e duhur cdo maturanti (sistemi Meritë-Preferencë, plotësimin e formularëve, etj) për provimet e Maturës.
Në periudhën javore 2 - 7 qershor të gjitha shkollat duhet të zhvillojnë konsultime me të gjithë nxënësit për dy provimet e detyruara. Për provimet me zgjedhje konsultimet e grupuara sipas lëndëve me nxënësit duhet të zhvillohen pas përfundimit të provimeve të detyruara.
Datat e provimeve për të gjitha shkollat e mesme
1. Lëndët dhe datat e provimeve të Maturës Shtetërore për sesionin e parë janë si më poshtë:
1.1 Në shkollat e mesme të përgjithshme, me kohë të plotë ose të shkurtuar:
a- Gjuhë Shqipe dhe Letërsi 09 qershor 2008
b- Matematikë 17 qershor 2008
c- Lëndët me zgjedhje 10 korrik 2008
1.2 Në shkollat e mesme pedagogjike:
a- Gjuhë Shqipe dhe Letërsi 09 qershor 2008
b- Matematikë 17 qershor 2008
c- Lëndët me zgjedhje 10 korrik 2008
1.3 Në shkollat e mesme pedagogjike për minoritetin:
a- Gjuha dhe letërsia greke 02 qershor 2008
b- Gjuhë Shqipe dhe Letërsi 09 qershor 2008
c- Matematikë 17 qershor 2008
d- Lëndët me zgjedhje 10 korrik 2008
1.4 Në shkollat e mesme të gjuhëve të huaja:
a- Gjuhë Shqipe dhe Letërsi 09 qershor 2008
b- Matematikë 17 qershor 2008 c-Lëndët me zgjedhje 10 korrik 2008
1.5 Në seksionet dygjuhëshe (Profili shoqëror dhe natyror) :
a- Gjuhë Shqipe dhe Letërsi 09 qershor 2008
c- Matematikë 17 qershor 2008
d- Lëndët me zgjedhje 10 korrik 2008
1.6 Në shkollat e mesme social-kulturore artistike dhe sportive:
a- Gjuhë Shqipe dhe Letërsi 09 qershor 2008
b- Matematikë 17 qershor 2008
c- Lëndët me zgjedhje 10 korrik 2008
1.7 Në shkollat e mesme teknike ekonomike dhe teknike- profesionale 5- vjeçare dhe 3+2-vjeçare: a- Letërsi 09 qershor 2008
b- Matematikë 17 qershor 2008
c- Lëndët me zgjedhje 10 korrik 2008 |