Buxheti 2008 per Arsimin. Nis projekti TIK-shkolla ne arsimin baze
Ministri i Arsimit dhe Shkencës z. Genc Pollo, gjatë fjalës së tij në Parlament për miratimin e buxhetit 2008, tha ndër të tjera në lidhje me buxhetin e arsimit për projektin TIK-Shkolla (Shkolla me Teknologji te Informacionit dhe Komunikimit) :
(...) TIK-shkollat
TIK-shkollat, apo Shqipëria në moshën e internetit. 8 vjet më parë, jo vetëm që nuk ka patur një impenjim për të pajisur shkollat me laboratorë kompjuterikë për të mësuar përdorimet më të thjeshta të Office-it etj, por të vetmet shkolla që kanë qenë pajisur kanë përfituar nga një ndihmë e qeverisë italiane dhe kanë qenë dicka më shumë se 14. Ajo që mund tu them është se në fund të këtij viti, brenda dhjetorit, do të shpallim pajisjen e të gjithë shkollave të mesme të Republikës me laboratorë komjuterikë dhe gjimnazet e mëdha të pajisura edhe me 2, për përballimin e planit mësimor të një numri të madh nxënësish.
Për këtë po punohet edhe për trajnimin e mësuesve pasi pa këtë, puna do të ishte gjysëm e bërë. Kurrikula për këtë cështje është zëvendësuar me një kurrikul moderne. Nëse deri dje shkenca e informatikës mësohej vetëm në gjimnaze, me kurrikulën e re nga viti i ardhshëm, do të kryhet edhe në arsimin bazë duke filluar nga klasa e 5-të, në mënyrë që fëmijët të marrin në shkollë atë që marrin në internet-kafetë dhe në kurset private të prindërve.
(...)
|