Tiranë, më 2 prill 2008

 

Bursat e huaja, Qeveria greke ofron 25 bursa universitare dhe pasuniversitare

Ministria e Arsimit Kombëtar dhe Fesë e Republikës së Greqisë ka shpallur programin e saj të bursave për shtetasit e huaj të vendeve të Ballkanit, Evropës Lindore, Azisë dhe Afrikës, për vitin akademik 2008-2009, si më poshtë:

- 10 (dhjetë) bursa për studime të gjuhës greke, për një vit akademik;

- 10 (dhjetë) bursa për studime pasuniversitare, deri në tre vite akademikë (2008-2011) ;

- 5 (pesë) bursa për studime pasuniversitare për doktoraturë, deri në tre vite akademikë (2008-2011) ;

Të gjithë aplikantët duhet të dërgojnë, deri në datën 15.05.2008, në Ambasadën Greke në Tiranë, Konsullatën Greke në Korçë dhe në Konsullatën Greke në Gjirokastër, dokumentet e mëposhtme:

1) Formularin e aplikimit, i cili mund të tërhiqet pranë Sektorit të Marrëdhënieve me Jashtë në MASH;

2) Fotokopjen e letër njoftimit ose të pasaportës;

3) Diplomën e mbarimit të studimeve të larta;

4) Dëshminë për njohjen e gjuhës së huaj që kandidati pretendon se di;

5) Dy letra rekomandimi;

6) CV;

7) Raportin mjekësor për aftësi studimesh ;

8) Kursin e studimeve që dëshiron të ndjekë;

9) Certifikatën e lindjes me fotografi;

10) Dëshminë e pranimit nga një universitet në Greqi ose nga institucioni kërkimor-arsimor

11) 4 fotografi 4x6.

Kandidatët, të cilët janë të interesuar për bursat e mësipërme, duhet të jenë nën moshën 35 vjeç dhe të mos kenë përfituar bursë më përpara nga Ministria e Arsimit Kombëtar dhe Fesë të Greqisë.

Dokumentet e kërkuara duhet të jenë të përkthyera në greqisht, në anglisht ose në frëngjisht dhe të noterizuara.