NJOFTIME PĖR APLIKIM PĖR BURSA
DHE TĖ DREJTA STUDIMI NĖ UNIVERSITETET ITALIANE
- Ambasada e
Italisė nė Tiranė njofton qė Shkolla e Specializimit pėr tė Drejtėn
Civile, pranė Universitetit tė Kamerinos, organizon nė korrik tė kėtij
viti njė kurs katėr javor nė fushėn e tė drejtės civile. Pėr kėtė kurs do
tė jepen 3 bursa studimi. Aplikimi pėr kėto bursa ėshtė i hapur deri nė 3
maj 2006. Pėr informacion mė tė hollėsishėm kontaktoni Zyrėn e Bashkėpunimit Shkencor pranė Ambasadės
Italiane nė Tiranė ose kontaktoni nė rrugė elektronike me kėtė adresė: scuola.dirittocivile@unicam.it .
- Qendra
Ndėrkombėtare e Trajnimit dhe Universiteti i Torinos, nė bashkėpunim me
Universitetin I tė Sorbonės, organizojnė kursin master tė nivelit tė parė pėr
Projektet Kulturore pėr Zhvillim.
Ky kurs do tė zhvillohet nė disa etapa studimi: e para nga 15 qershor - 31
gusht 2006, e dyta nga 4 shtator -15 dhjetor 2006 pranė Qendrės
Ndėrkombėtare tė Trajnimit nė Torino
dhe e treta nga 2 janar -15 mars 2007. Ministria e Punėve tė Jashtme tė Italisė ofron njė numėr tė
kufizuar bursash pėr studentėt qė vijnė nga vendet nė zhvillim. Pėr informacion
mė tė hollėsishėm kontaktoni Zyrėn
e Bashkėpunimit Shkencor pranė Ambasadės Italiane nė Tiranė.
- Fakulteti i
Arkitekturės dhe Ekonomisė nė Universitetin e Triestes nė bashkėpunim me
UniAdrion, Rrjetin e Universiteteve CEI, Universitetin e Bolonjės, Rijekės
dhe Sarajevės njė master tė nivelit tė parė me temė Transporti i
Qėndrueshėm, Informacioni Gjeografik, Logjistika dhe Integrimi Ekonomik nė
Evropėn Qendrore dhe Juglindore. Pėr informacion mė tė hollėsishėm
kontaktoni Zyrėn e Bashkėpunimit
Shkencor pranė Ambasadės Italiane nė Tiranė.
- Universiteti
i Gjenovės do tė zhvillojė gjatė vitit akademik 2006-2007 njė master pėr
Menaxhimin e Sistemeve Logjistike tė Integruara. Ky kurs ka 15 module
(600 orė leksione dhe 400 praktikė nė ndėrmarrje) dhe do tė zhvillohet nė
gjuhėn angleze. Pėr informacion mė tė hollėsishėm kontaktoni Zyrėn e Bashkėpunimit Shkencor pranė Ambasadės
Italiane nė Tiranė.