Tiranë, më 10 prill 2008

 

MASH-GTZ nënshkruhet marrëveshja, Universiteti i Durrësit me Akademi Profesionale

Marrëveshja: Zhvillimi ekonomik përmes arsimimit profesional në Shqipërinë Verilindore

Sot në MASH u nënshkrua marreveshja midis Ministrisë së Arsimit dhe Shkences dhe Shoqerise Gjermane per Bashkepunimin teknik GTZ, nga znj. Antonieta Luli, sekretare e pergjithshme e MASH dhe znj. Ulrike Gantzer Sommer shefe rajonale e GTZ, nje marreveshje qe permban ngritjen e një Akademia Profesionale në Universitetin e Durrësit dhe mbështetje përmes arsimimit profesional në Shqipërinë Verilindore.

Gjate ceremonise se nenshkrimit te Marreveshjes, Ministri i Arsimit z. Genc Pollo, u shpreh:

“ Jam shumë i gëzuar që marr pjesë në nënshkrimin e marrëveshjes me GTZ, që parashikon një mbështetje nga Gjermania për arsimin profesional, në ciklin e mesëm dhe të lartë. Një mbështetje që ka rezultuar shumë e frytshme për ne, që me nisjen e saj në fillim të viteve ‘90, por që u ndërpre, mendoj, në mënyrë të pajustifikuar nga pala shqiptare në vitin 2002 dhe që me kërkesën e kësaj qeverie rifillon me projektin për Akademinë Profesionale brenda Universitetit të Durrësit, si dhe me përkrahjen e shkollave të mesme profesionale në verilindje të vendit kryesisht në qarkun e Dibrës dhe në atë të Kukësit.

Mendoj që përvoja e mirë që Gjermania ka në këtë fushë do jetë shumë e vlefshme për të gjithë shkollat që do të përfitojnë direkt nga këto dy projekte por edhe për arsimin tonë në tërësi.”

1. Akademia Profesionale

Ne Universitetin e Durresit do te ngrihet nje Akademi Profesionale, sipas modeleve te perparuara europiane, në përputhje me të gjitha kerkesat dhe nevojat e sektorit privat.

Sipas Marrëveshjes Qeveria e Republikës Federale të Gjermanisë do t’e financoje nepermjet GTZ-së një fond deri në 1.000.000 euro, si kontribut i palës gjermane, per nje periudhe 2,5 vjecare. Kontributi i shtetit gjerman do te jete ne ekspertize teknike dhe menaxhim te kualifikuar si dhe nje sere profesoresh qe per afate te shkurtera kohe do te kontribojne per trainimin e stafit shqiptare te kesaj akademie.
Ministria e Arsimit dhe Shkencës do te krijojë kushtet ligjore dhe administrative per hapjen e Akademise Profesionale prane Universitetit te Durresit, do të sigurojë këtë fakultet me manaxhimin dhe stafin pedagogjik të nevojshëm për përmbushjen e objektivave si dhe do të sigurojë buxhetin e duhur për veprimtarine e Akademisë Profesionale për të arritur objektivat.

Synimi eshte qe ne sezonin e ri mesimor te vitit 2008, te fillojne studentet e pare ne Akademine profesionale ne Durres.

Të diplomuarit e Akademisë Profesionale do të marrin diplomë me 180 kredite të akorduara nga Sistemi Evropian i transfertës së krediteve, ndërsa kjo Akademi do te akreditohet nga Qeveria e Republikes se Shqipërisë si dhe nga një prej Agjensive Gjermane te Akreditimit. Ne kete akademi jane parashikuar 3 programe arsimore, përfshirë deget/ diplomë në hoteleri ( turizëm), sistem bankar dhe ndërtim.

2. Mbështetje per zhvillimin ekonomik përmes arsimimit profesional. Formimi profesional në Shqipërinë Verilindore

Marrëveshja gjithashtu përmban realizimin e projektit „Mbështetje per zhvillimin ekonomik përmes arsimimit profesional“ dhe do te mbeshtese rajonet me te varfera te verilindjes se Shqiperise (Diber dhe Kukes, si dhe ne pergjithesi veriun e Shqiperise) per te permiresuar sistemin e formimit profesional.

Objektivi i fazës së parë të zbatimit te projektit është qe të ofrojë formim dhe trajnim profesional ne perputhje me kerkesa te tregut te punes ne keto rajone.

Gjate kesaj faze synohet qe të paktën 2 shkolla të kenë krijuar të paktën 2 profile dy-tre vjecare shkollimi profesional dhe të paktën 4 shkolla te përmirësojne ofertat për profilet ekzistuese (me një pjesëmarrje të gjerë të vajzave), në bashkëpunim me sektorin lokal privat dhe punëdhënës potencial publik.

Të paktën dy shkolla të shërbejnë si qendra të trajtimit profesional dhe të përdorin të paktën 25% të kapaciteteve të mëparshëm të kohës së papërdorur (mbasditet, mbrëmjet, pushimet) për kurse trajnimi afatshkurtra që kanë si qëllim rritjen e punësimit të pjesëmarrësve.

Në përputhje me Marrëveshjen e ketij projekti, Qeveria e Republikës Federale të Gjermanisë do t’i financoje nepermjet GTZ-së një fond deri në 1.800.000 euro, per nje periudhe te fazes se pare 2,5 vjecare dhe me synim te vazhdimit te metejshem deri ne vitin 2014.Gjithashtu nje sere ekspertesh afatshkurter do te kontribojne per trainimin e stafit shqiptare te ketyre shkollave, si dhe do te financoje seminare, ëorkshope, udhëtime informuese, materiale informuese dhe trajnuese.

Ministria e Arsimit dhe Shkencave duhet të sigurojë personelin e duhur të Ministrisë, autoritetet e shkollave rajonale, dhe drejtuesit e shkollave në implementimin e planit të veprimit të projektit. MASH duhet të sigurojë që shpenzimet e specifikuara në planin e veprimit të buxhetohen në kohën e duhur.duhet t’i sigurojë investime në infrastukturën për (ri) konstruksionin e shkollave profesionale në Kukës dhe Dibër të sigurojë hapësira pranë shkollave rajonale kur lind nevoja e organizimit të trainimeve profesionale per te rritur.