
REPUBLIKA E SHQIPĖRISĖ
KĖRKESĖ PĖR TEKSTE SHKOLLORE
1.
Pėr tė pajisur shkollat e sistemit arsimor bazė
nė vitin e ardhshėm shkollor, MASH porosit tekstet sipas tabelės bashkėlidhur.
2.
Ftohen tė gjitha shtėpitė botuese qė tė paraqesin
variantet e tyre tė teksteve pėr miratim dhe mė pas tė marrin pjesė nė tregun
konkurues, i cili do tė funksionojė nė pėrputhje me vendimin e mėsipėrm. Ato e
kanė kėtė tė drejtė pa ndonjė kufizim, nėse e ushtrojnė veprimtarinė e tyre nė
pėrputhje me legjislacionin nė fuqi dhe nuk kanė probleme tė hapura nė organet
gjyqsore ose prokurori. Secili nga botuesit e interesuar mund tė marrė pranė sekretarisė
sė Bordit tė Miratimit tė Teksteve (BOMIT) nė MASH dokumentat dhe materialet
shpjeguese me specifikimet dhe hollėsitė e nevojshme pėr sistemin e ri tė
sigurimit tė teksteve shkollore, pėr kushtet dhe kėrkesat e paraqitjes sė
teksteve qė ofron etj.
3.
Dorėshkrimet e teksteve duhet tė jenė me
pėrputhje me programet mėsimore dhe standardet pėrkatėse tė vendosura nga MASH.
Ato kėrkohet tė kenė njė nivel tė arrirė shkencor e metodologjik, tregues
pėrshatshėm tė cilėsisė fizike dhe ēmime tė arsyeshme qė mbėshteten nė kostot
reale.
4.
MASH u bėn thirrje tė gjithė autorėve dhe
botuesve tė teksteve nė pėrdorim qė tė ushtrojnė tė drejtėn e tyre tė pronėsisė
intelektuale mbi kėto tekste, duke hyrė nė marrėdhėnie tė drejtpėrdrejta
ndėrmjet tyre, sipas pėrkatėsive nė kėtė tė drejtė. Ata janė krejtėsisht tė
lirė ta ushtrojnė kėtė tė drejtė pa ndėrmjetėsinė ose lejen e veēantė nga MASH
ose nga ndonjė organ tjetėr shtetėror. MASH nuk do tė vazhdojė tė jetė
zotėruese e tė drejtės sė kopjes (kopirajtit) pėr cilindo nga tekstet shkollore
dhe as nuk ngarkon financiarisht botuesin ose autorin pėr tė drejtėn e saj mbi
vlerėn e editoriale tė realizuar nė tekstet e botuara nga ish Shtėpia Botuese e
Librit Shkollor. MASH synon qė nė kėtė mėnyrė tiu vijė nė ndihmė tė gjithė
botuesve tė librit shkollor si dhe autorėve tė cilėt po hyjnė nė njė sistem
liberal tė tregut tė teksteve.
5.
MASH gjithashtu, nuk do tė jetė e pėrfshirė nė
asnjė prej hallkave tė botimit tė teksteve shkollore, duke nėnkuptuar qė tė
gjitha ato do tė plotėsohen nga vetė botuesi, i cili merr nė dorė krejt
procesin nga hartimi dhe shtypja e deri te shitja dhe shpėrndarja nė shkolla
sipas skemės sė re tė sigurimit tė teskteve shkollore.
6.
Nuk pranohet pjesėmarrja me oferta e punonjėsve
tė organeve shtetėrore pozicioni i tė cilėve ėshtė nė konflikt interesi me
rregullat e konkurencės sė tregut tė teksteve. Punonjėsi i MASH-it, i njė Drejtorie
Arsimore Rajonale (DAR), i njė ZA-je, drejtori ose zėvendėsdrejtori i shkollės
nuk mund tė jenė njėherėsh edhe autorė teksti ose pjesė e shtėpisė botuese
pjesėmarrėse nė sistemin konkurues tė tregut tė teksteve shkollore. Autori i
njė teksti shkollor punonjės si mė sipėr, teksti i tė cilit fillimisht ndodh tė
jetė i vetėm nė tregun e pėrzgjedhjes nga shkollat, dmth tė mos ketė tekst
alternativ konkurent, i nėnshtrohet automatikisht rregullit tė konfliktit tė
interesit qė nga ēasti kur teksti i tij nuk ėshtė mė i tillė.
7.
Tė gjitha tekstet shkollore, duke pėrfshirė dhe
ata qė thjesht ribotohen ose qė nuk janė tė pėrfshirė nė listėn e kėrkesave pėr
vitin shkollor 2006 2007, duhet tė kalojnė detyrimisht procesin e miratimit
nga BOMIT pėr tu ēertifikuar. Tekstet qė nuk janė tė reja do tė konsiderohen
apriori tė pranuara pėrsa i pėrket cilėsisė pedagogjiko-shkencore, nėse pėr ta
nuk ka kėrkesa specifike nė kėtė drejtim. Gjithsesi, ata i nėnshtrohen
miratimit pėr tė hetuar plotėsimin e kėrkesave qė lidhen me cilėsinė fizike dhe
ēmimin. Teksti qė nuk paraqitet pėr miratim dhe qė nuk e ka marrė atė nuk
pajiset me ēertifikatėn e lejes nga MASH-i dhe si i tillė, nuk do lejohet tė
qarkullojė nė shkollė.
8.
Pėr vitin shkollor 2006 2007, pranohen tekste
alternative nga botues tė ndryshėm pėr tė gjitha lendėt ose titujt e listės bashkėlidhur,
me pėrjashtim tė titujve tė kėsaj liste qė janė pėr klasat 1, 2, 4, 5, 6, 8 tė
shkollės nėntėvjeēare pėr tė cilat do pranohet vetėm ribotimet. Prej kėtyre
teksteve veprohet ndryshe vetėm pėr atė tė abetares, pėr tė cilėn pranohen
variante nga botues tė ndryshėm.
9.
Tekstet qė hartohen me programet e reja tė
porositura sipas kėrkesės sė MASH-it mė 26.07.2005 dhe qė ishin pėr tu
dorėzuar mė 15 shkurt tė kėtij viti, do tė dorėzohen nga shtėpitė botuese mė 28
prill 2006 dhe do tė jenė tė pranuara sipas tė njėjtave kėrkesa minimale tė
caktuara qė mė parė. Tekstet e tjera do tė dorėzohen mė 31 maj. Kėrkesat pėr
kėto tė fundit pėrshkruhen nė materialet qė jepen nga MASH.
Dorėzimi i teksteve
nga botuesit do tė bėhet nė MASH, nga ora
10.
Shtėpitė botuese i dorėzojnė tekstet nė BOMIT
pranė MASH-it nė 5 (pesė) kopje tė paketuara secila me letėr tė bardhė dhe tė
gjitha nė njė kuti ose letėr ambalazhi. Sė bashku me kopjet e tekstit,
pėrfshihen dhe tre zarfe tė mbyllura, njėri prej tyre i dyllosur. Zarfi i
dyllosur ka tė dhėnat e autorėsisė, deklaratėn dypalėshe autor-botues pėr
origjinalitetin e tekstit dhe ekskluzivitetin e tė gjitha tė drejtave pėr tė si
dhe listėn e tė drejtave (kopirajteve) tė blera ose huazuara pėr pjesė tė
tekstit, nėse ka tė tilla. Njėri nga zarfet e padyllosur pėrmban tė dhėnat pėr
identitetin e botuesit, kurse tjetri pėrmban tė dhėna qė shpjegohen nė
materialet dhe udhėzimet qė jepen nga MASH, ku pėrshkruhen dhe hollėsitė e
kushtet e paraqitjes sė tekstit nga botuesi.
11.
Tė gjitha shtėpitė botuese qė do tė paraqesin
tekste pėr ribotim sipas listės sė kėrkuar, janė tė detyruar qė, sė bashku me
materialet e tjera, tė paraqesin kontratėn e lidhur ndėrmjet tyre.
12.
Pėr vlerėsimin e cilėsisė fizike, pėr ēdo
variant tė paraqitur, botuesi duhet tė dorėzojė edhe njė model teksti tė
lidhur, i cili pėrmban faqe tė pashkruara dhe tregon pėr cilėsinė e letrės dhe atė
tė kopertinės, lidhjen nė trajtė tė pėrfunduar, etj. Cilėsitė fizike tė librit
shprehen nė dokumentin shpjegues qė shoqėron ofertėn, ashtu si edhe ēmimi.
13.
BOMIT pranė MASH-it do tė vlerėsojė tekstet e
paraqitura nga botuesit pėr nga cilėsia pedagogjiko-shkencore, tė dhėnat e
cilėsisė fizike dhe ēmimi. Nė pėrfundim, tekstet miratohen ose jo nė pėrputhje
me arritjen e standardeve tė vėna nga MASH. Nuk do tė ketė tekst fitues, por
tekst tė miratuar, nėse plotėsohen standardet dhe kėrkesat e miratimit. Tė gjitha
tekstet qė miratohen do tė jenė kandidate tė barabarta pėrkundrejt konkurencės
nė tregun e pėrzgjedhjes nga shkollat. Procedurat e mėtejshme janė tė
shpjeguara nė materialet qė jepen nga MASH.
14.
Ofertat e paraqitura jasht afateve tė
parashikuara mė sipėr ose qė nuk pėrmbushin kėrkesat e pėrshkruara mė lart si
dhe ato qė pėrmbahen nė materialet pėrkatėse tė dhėna nga MASH nuk do tė
shqyrtohen.
15.
Materialet shpjeguese do tė merren falas nė
sekretarinė e BOMIT pranė Ministrisė sė Arsimit dhe Shkencės. Pėr ēdo
informacion tė mėtejshėm mund tė drejtoheni nė kėtė sekretari ose me postė
elektronike nė adresėn rkosti@mash.gov.al.