REPUBLIKA E SHQIPĖRISĖ MINISTRIA E ARSIMIT DHE SHKENCĖS ZYRA E SHTYPIT

Rruga e Durrėsit, nr. 23 AL-TIRANĖ www.mash.gov.al
Dokument jozyrtar pėr mediat
Tiranė, mė 22 maj 2006
![]()
NJOFTIM
PĖR SHTYP
Korēė:
Zhvillohet Konferenca Kombėtare: Arsimimi
dhe trajnimi i mėsuesve drejt njė zhvillimi profesional afatgjatė
Sot mė 22 Maj 2006, nė sallėn e
bibliotekės sė qytetit tė Korēės, Ministria e Arsimit dhe Shkencės, Qendra e
Trajnimit dhe Kualifikimit pėr Arsimin, (QTKA) me mbėshtetjen e Bankės Botėrore
organizuan Konferencėn Kombėtare me
temė: Arsimimi dhe trajnimi i mėsuesve
drejt njė zhvillimi profesional afatgjatė
Nė kėtė konferencė morrėn pjesė ministri i Arsimit
dhe Shkencės z. Genc Pollo zv.ministri z. Halit Shamata specialistė tė QTKA dhe
tė Drejtorive e Zyrave Arsimore Rajonale si dhe pėrfaqėsues tė Organizatave Jo
Fitimprurėse.
Kemi nevojė pėr tė arritur nė kėtė qartėsi
raportesh dhe hierarkie edhe pėr njė sistem tė qartė pėrgjegjėsish, tha gjatė
takimit ministri Pollo, - me njė strukturė gjithashtu tė qartė qė organizon nė
shkallė kombėtare kualifikimet e mėsuesit. Kemi nevojė pėr njė rrjet trainerėsh
tė certifikuar mėsuesish me kompetenca tė qarta dhe tė pakontestueshme, qė tė
shėrbejė si njė shtyllė kurrizore vepruese e sistemit tė trainimeve, tė cilės
nė mėnyrė periodike do ti nėnshtrohet e gjithė mėsuesia.
Jemi mbledhur nė kėtė Konferencė Kombėtare jo mė
kot tė organizuar nė Korcėn e shkollės sė parė shqipe edhe pėr tė konceptuar
njė sistem kualifikimesh i cili ecėn gradualisht dhe ka shkallėzimin e tij tė
natyrshėm nė mėnyrė qė tė jetė edhe njė nxitės e stimulues i meritės dhe i
dhėnies sė mėsimit sipas cilėsisė qė kėrkon koha.
Synimi i kėsaj
konference ishte zhvillimi dhe implementimi i njė sistemi tė ri dhe progresiv
pėr aftėsimin profesional tė mėsuesve i cili gjithnjė e mė shumė po shihet si njė proces qė zgjat, i hapur pėr vlerėsim dhe
vetė-vlerėsim dhe qė ka pėr synim vetė-aktualizimin e plotė profesional.
Nga kjo
konferencė pritet tė nxiten disa aspekte tė vendimarrjes. Qeveria shqiptare nė
bazė edhe tė Strategjisė pėr Arsimin Parauniversitar 2005-2015 dhe programit tė
Bankės Botėrore Cilėsi dhe Barazi nė arsim do tė marrė njė sėrė vendimesh qė
kanė tė bėjnė me trainimin e vazhdueshėm dhe cilėsor tė mėsuesve pėr disa
zgjidhje sistemike me shkallėt e kualifikimit tė tyre.
Por pėr njė
vendimarrje tė re nė kėtė fushė, duhen zhvilluar skema dhe modele tė reja
trainimi, pėr tė forcuar kapacitetet trainuese, aftėsimin e mėsuesve pėr Gjatė
Gjithė Jetės, pėr tė lidhur formimin e mėsuesve nė universitet me ata nė
shėrbim, pėr tė respektuar marrėveshjen e Bolonjės, pėr ta liberalizuar
sistemin e trainimeve dhe pėr ti dhėnė mė shumė kompetenca rajoneve, shkollave
si dhe pėr tė rritur rolin e OJF nė krijimin e njė bashkėpunimi tė trainimeve
private me ato shtetėrore. Kjo e fundit, krijimi i lėvizshmėrisė nė profesionin
e mėsuesit, nė mėnyrė qė ky profesion tė mos mbetet i mbyllur, ėshtė edhe njė
orientim i Kėshillit tė Evropės.
Gjatė kėsaj konference tė gjithė tė pranishmit ranė dakord se sistemi i
aftėsimit profesional tė mėsuesve nė Shqipėri duhet tė vlerėsohet si njė proritet kombėtar pėr arsimin. Ka
ardhur koha qė edhe nė Shqipėri sistemet e trajnimit duhet tė decentralizohen dhe duhet tė
formulohet korniza e
trajnim-kualifikimit tė mėsuesve nė pėrshtatje me zhvillimet evropiane. Cdo
reformė nė ēdo sistem arsimor nuk mund tė jetė realizuar me kurrikula tė mira e
bashkėkohore pa reformim tė sistemit tė trainimit dhe kualifikimit tė mėsuesve.