Fjala e ministrit tė Arsimit dhe Shkencės z. Genc Pollo

Konferenca Kombėtare pėr trajnimin e mėsuesve

Korēė 22 maj 2006

 

 

“Zonja dhe zotėrinj,

pėrfaqėsues tė partnerėve ndėrkombėtarė,

tė autoriteteve vendore,

pėrfaqėsues tė mėsuesisė,  

 

Ėshtė kjo, Konferenca e dytė Kombėtare qė ne organizojmė. Ėshtė njė hap tjetėr pėr tė nisur njė debat qė shpresoj tė pėrfshijė tė tėrė mėsuesit, tė tėrė ata qė lidhen me arsimin prindėrit, komunitetet nė mėnyrė qė njė reformė e mirė-konceptuar tė jetė me tė vėrtetė pronė e tė gjithė atyre qė duan tė pėrfshihen dhe kanė njė interes nė arsim, nė kėtė fushė qė ėshtė, vėrtet, pėrcaktimi i tė ardhmes sė vendit. Nėse para pak javėsh folėm pėr reformėn kurrikulare qė ėshtė e domosdoshme, emergjente, sot flasim pėr fushėn, binjaken e saj, qė lidhet nė mėnyrė tė natyrshme me trajnimin e mėsuesve pėr tė aplikuar mėnyrat, metodat e reja moderne, efektive tė mėsimdhėnies, pėr tė arritur aty, ku synojnė tė dy kėta krahė, tek produkti cilėsor, nė pėrputhje me nevojat e njė shoqėrie demokratike dhe tė tregut tė punės.

Reforma nė sistemin e trajnimit ka nevojė pėr njė rishikim bazė, tėrėsor, duke filluar qė te ai trajnim qė partnerėt tanė ndėrkombėtarė, me tė cilėt bashkėpunimi ashtu siē u premtua nė fillim tė kėsaj qeverie po ecėn shumė mirė dhe po shėnon dinamika tė reja qė quhen in-service, pra formimi i mėsuesve nė bankat e universitetit. Tė gjithė e dimė qė universitetet tona, nė pėrqindjen mė tė madhe tė atyre, diplomojnė, furnizojnė mėsues. Kemi nevojė qė statusin e mėsuesit, pėrmes rritjes sė pagave, por jo vetėm tė kėsaj, ta bėjmė  tėrheqės dhe tė respektuar, nė mėnyrė qė mėsuesia tė jetė, shpresoj, zgjedhje e parė pėr ata  qė dalin nga universitetet tona tė diplomuar. Por vėmendje duhet t’i kushtojmė edhe mėnyrės se si ata formohen, lėndėve, kurrikulave universitare, sensibilitetit tė tyre, nė mėnyrė qė produkti universitar tė jetė sa mė cilėsor pėr mėsuesit e rinj, qė fillojnė jetėn e tyre profesionale nė kėtė profesion tė nderuar.

Mendoj qė kjo ėshtė njė temė mė vete qė lidhet me reformėn universitare, e cila ka filluar tashmė. Ajo, qė ne do tė trajtojmė nė kėtė konferencė, si dhe nė takimet, do tė fillojė pėr tė debatuar, ka tė bėjė me trajnimin nė shėrbim krahas atij pre-service, trajnimin e mėsuesve qė janė nė detyrė. Ēdo sistem modern arsimor ka patjetėr nė mėnyrė periodike, efikase, tė kontrolluar dhe tė planifikuar edhe  me elementėt e autonomisė dhe decentralizimit, trajnimin e mėsuesve nė shėrbim nė detyrė. Do ju them njė pėrvojė nga puna ime si ministėr nė detyrė muajt e shkuar.

Kuptohet, qė kur ndryshoi qeveria, njė sėrė zyrtarėsh arsimorė shpresonin tė rimerrnin detyra apo tė ngriheshin nė pėrgjegjėsi. Kur kam parė fletėn me CV, jetėshkrimin, tė shoqėruar me tufa, nganjėherė njė gisht tė trashė, tė shoqėruar me certifikata tė marra nė kurse tė ndryshme, shpesh tė OJQ-ve tė huaja, shpresoj, qė jo vetėm unė, me pėrvojėn time relativisht tė pakėt nė fushėn e kėtyre letrave, por edhe tė tjerė, do ta kishin tė vėshtirė tė pėrcaktonin se si mund t’i pėrktheje dhe ēfarė vlere kishin ato certifikata qė shoqėronin CV-tė, sepse mungonte nė ato letra njė referencė e qartė e atyre aftėsive qė ishin marrė dhe qė ishin provuar qė ishin marrė dhe nėse kjo rezultonte e qartė, mungonte vendi se ku ata duhet tė vendoseshin nė njė sistem tė qartė kualifikimesh e kompetencash, nė mėnyrė qė secili titullar i kėtyre dokumenteve, tė kishte tė qartė se ku i pėrkiste, por edhe punėdhėnėsi i tij tė kishte tė qartė se ēfarė aftėsish kishte punėkėrkuesi.

Mendoj qė kjo ėshtė njė nevojė e madhe e sistemit tonė tė trajnimit, njė nevojė qė shihet edhe mė gjerė nė Evropė, kur flitet pėr kuadrin evropian tė kualifikimeve nė pėrputhje me kuadrin kombėtar tė ēdo vendi. Ėshtė diēka qė ne, nė nivel tė shkollave tona profesionale dhe tė universiteteve, po fillojmė ta konceptojmė dhe ėshtė njė poēes jo i shkurtėr. Por nė sistemin e trajnimit kemi nevojė pėr njė koncept tė integruar tė kėtyre kurseve nė mėnyrė qė ata qė i mbarojnė dhe dėshmohen si tė tillė, nga njė juri a provim serioz dhe i besueshėm, tė kenė pak a shumė edhe njė  referim tė qartė tė kompetencave tė tyre profesionale, tė aftėsive tė tyre nė zanatin e mėsuesisė, nė mėnyrė qė karriera e tyre tė ecė nė rrugė normale, e bazuar nė meritė dhe bashkė me karrierėn edhe paga.

Kemi nevojė pėr tė arritur nė kėtė qartėsi raportesh dhe hierarkie edhe pėr njė sistem tė qartė pėrgjegjėsish me njė strukturė gjithashtu tė qartė, qė organizon nė shkallė kombėtare kualifikimet e mėsuesit. Kemi nevojė pėr njė rrjet trajnerėsh tė certifikuar mėsuesish me kompetenca tė qarta dhe tė pakontestueshme, qė tė shėrbejė si njė shtyllė kurrizore vepruese e sistemit tė trajnimeve, tė cilės nė mėnyrė periodike do t’i nėnshtrohet e gjithė mėsuesia. Themi nė mėnyrė periodike, pėr tė parė njohuritė, nė ē’nivel ėshtė nė njė kohė qė ecėn me shpejtėsi dhe ku tė gjithė duhet tė bėjnė pėrpjekje tė ecin me kėtė hap, nė mos edhe mė pėrpara, por edhe pėr tė bėrė pastaj vlerėsimet, kualifikimet, promovimet e duhura nė kėtė fushė. Kėtu ka nevojė pėr sisteme inovative pėr tė marrė parasysh pėrvojėn qė kanė vendet e tjera, pėr tė shfrytėzuar kėtė traditė qė ne kemi dhe nuk na mungon.

Ne e bėjmė kėtė Konferencė Kombėtare, jo mė kot, tė organizuar nė Korcėn e shkollės sė parė shqipe, edhe pėr tė konceptuar njė sistem kualifikimesh i cili ecėn gradualisht dhe ka shkallėzimin e tij tė natyrshėm, nė mėnyrė qė tė jetė edhe njė nxitės e stimulues i meritės dhe i dhėnies sė mėsimit sipas cilėsisė qė kėrkon koha.

Kjo lidhet me karrierėn, por edhe me pagesėn. Para disa kohėsh ne kemi bėrė njė debat lidhur me mėnyrėn se si paguhet mėsuesi dhe ėshtė e qartė qė merita duhet tė shpėrblehet  Ne nuk mund tė jetojmė dhe tė veprojmė nė njė mentalitet egalitar, pasi kjo do na lėrė prapa nė njė rajon e nė njė botė qė ecėn pėrpara dhe secili shtet e komb gjendet nė njė garė midis tyre. Ajo qė del sot  ka tė bėjė edhe me zhvillimin ekonomik dhe social. Kohėt, kur njė vend nė zhvillim, pėrfitonte nga krahu i lirė i punėtorėve dhe thithte nė kėtė mėnyrė investime, janė duke perėnduar. Vendet qė dikur kanė qenė tė tilla, sot pėrfitojnė nė radhė tė parė nga fuqia punėtore e kualifikuar, kam parasysh Indinė ,etj qė sot janė tė afta pėr tė eksportuar punonjės tė kualifikuar nė vendet e perėndimit. Kjo ėshtė njė sfidė e madhe qė lidhet me gjithė shoqėrinė tonė, ėshtė njė sfidė e madhe pėr kėtė qeveri. Njė rol shumė tė rėndėsishėm nė kėtė sfidė madhore kombėtare ka pėr tė luajtur arsimi se pikėrisht duke dhėnė kualifikimet e duhura, duke pėrgatitur njė fuqi punėtore tė kualifikuar, nė nivele qė kėrkon koha dhe teknologjitė qė pėrdor shekulli XXI, besoj qė mund tė ecim ose edhe tė vrapojmė nė kėtė garė qė nuk njeh shumė mėshirė. Prandaj modernizimi i sistemit tonė pėrmes praktikave tė ndryshme si sistemi i krediteve, pėrmes mobilitetit tė mėsuesve, duke njohur  praktikat e njė shkolle nė njė rreth tjetėr, apo edhe nė njė shtet tjetėr dhe kėtė do tė pėrpiqemi ta realizojmė nė maksimumin e mundėsive tona, si dhe njė sėrė mundėsirash tė tjera, tė cilat nuk janė tė panjohura, por duan pak kreativitet dhe vullnet pėr t’i realizuar. Mendoj se do tė realizojmė njė sistem trajnimi pa tė cilin ne nuk do tė realizojmė dot tė kemi njė shkollė moderne dhe bashkėkohore. E pėrshėndes edhe njė herė kėtė Konferencė qė hap sot njė debat  shpresoj, me tė vėrtet gjithėpėrfshirės, me gjithė mėsuesit e palėt e interesuara nė mėnyrė qė trajnimi t’i japė mėsues cilėsorė dhe kėta tė fundit, tė diplomuar cilėsorė

Ju faleminderit! ”