Tiranë, më 16 mars 2007

 

Programi Kuadër FP7, mundësi dhe sfida

Ministria e Arsimit dhe e Shkencës ne bashkepunim me DG Research te Komisionit Europian prezantoi sot Programin Kuadër 7 (FP7) – një instrument kryesor financiar i Bashkimit Europian me një vlerë prej afro 52 miliard Euro, i cili synon promovimin e kërkimit shkencor dhe novacionit teknologjik në hapësirat europiane.

Program FP7 - krijon hapësira për përfshirje të instituteve kërkimore, katedrave universitare, kompanive te biznesit, kërkuesve shkencorë dhe studiuesve humanë, organizatave jo-fitimprurëse apo edhe enteve publike të realizojne idetë e tyre, përmes bashkëpunimit me homologët e tyre europianë dhe botërorë.

Ministri i Arsimit dhe i Shkencës z. Genc Pollo gjatë fjalimit të tij, e vlerësoi lart programin kuadër FP7 ndërsa tha në fjalën e tij se “Ne duhet të bëjmë një përpjekje thelbësore për të ripërcaktuar rolin e shkencës dhe të arsimit në zhvillimin kombëtar, rritjen ekonomike dhe konkurrencën, dhe ne kete kontekst perfshirja e plote e Shqiperise ne kete program eshte objektivi kryesor i MASH ne kete fushe. ”

Duke e konsideruar këtë program një shtytje për reformat e arsimit në Shqipëri, ministri Pollo bëri me dije se Ministria e Arsimit dhe e Shkencës është e gatshme të koordinojë, të ndihmojë, dhe te mbështesë me stimuj financiarë të gjithë aplikuesit e këtij programi që do të vijnë nga komunitetet përfituese.

“Prezantimi i FP7 në Shqipëri flet qartë për vlerësimin që kanë europianët për potencialin shkencor dhe akademik të vendeve te rajoni, përfshi Shqipërinë, duke perbere njekohesisht nje ftese per integrim te Shqiperise ne programin e pare komunitar” – nënvizoi në takim ambasadori i Delegacionit të Komisionit Europian në Tiranë, z. Helmut Lohan.

FP7 mbështet për një periudhë nga viti 2007 deri më 2013 kërkimin shkencor dhe risitë teknologjike në fusha si shëndësia, bujqësia, bioteknologjia, teknologjitë e informacionit, telekomunikacioni, energjia, mjedisi, transporti, shkencat sociale dhe humane.
Të gjitha këto projekte do të financohen prej një numri të larmishëm skemash dhe instrumentash financiarë të BE.

“Shqiperia perfiton plotesisht nga ky program ne statusin e saj si vend i trete. Objektivi duhet te jete antaresimi i saj i plote ne nje kohet sa me te shpejte. Te gjitha vendet e rajonit po levizin me shpejtesi ne kete drejtim. Ne shpresojme qe institucionet shqiptare dhe agjensite qeveritare do ta vleresojne oferten e bere nga Brukseli.” – tha në fjalën e saj prezantuesja nga Brukseli e këtij programi, znj. Tania Friedrichs.

Me anën e kësaj konference Ministria e Arsimit dhe Shkencës synon që një numër i konsiderueshëm universitetesh, institutesh kërkimore, individësh apo kompanish private të përfshihen në këtë program.

Per me teper lutemi te kontaktoni : fp7@mash.gov.al