MASH: Shkollat e Tiranës janë financuar nga taksapaguesit
Marreveshja me CEB e nënshkruar nga Qeveria shqiptare në 2006.
“Lidhur me deklaratën e bërë sot nga përfaqësuesi i Bashkisë së Tiranës, MASH saktëson se të gjitha shkollat që po ndërtohen në kryeqytet që prej vitit 2006, janë financuar nga një marrëveshje kredie e nënshkruar jo nga kjo Bashki, por midis Qeverisë shqiptare dhe Banka e Këshillit të Evropës (CEB).
Nga kjo marrëveshje Bashkia e Tiranës ka përfituar një shumë prej 12.4 milionë Euro nga Banka e Këshillit të Evropës dhe nga qeveria dhe taksapaguesit shqiptarë me një shumë prej 6. 2 milionë Euro.
Marrëveshja e kredisë parashikon rehabilitimin e 12 shkolla egzistuese dhe ndërtimi i 7 shkollave të reja
MASH bën me dije se më 15 shtator kanë qenë gati për të filluar vitin e ri shkollor vetëm 3, nga 7 shkollat e reja të këtij projekti.
Deklarata e Bashkisë së Tiranës përbën mashtrimin e radhës lidhur me këtë projekt.
|