Tiranë, më 5 Nëntor 2009

     
 

Inagurohet godina e re e Fakultetit të Infermierisë.

 

Kryeministri i Shqipërisë Z. Sali Berisha dhe Ministri i Arsimit dhe Shkencës Z. Myqerem Tafaj, Ministri i Shëndetësisë Z. Petrit Vasili inaguruan sot ambientet e reja të godinës së Fakultetit të Infermierisë në Tiranë.

Ndërtesa e re e Fakultetit të Infermierisë, është një investim i Qeverisë Shqiptare  me një vlerë prej 200 milion lekësh, i ndërtuar në brëndësi të ambienteve të Qendrës Spitalore “Nënë Tereza” në Tiranë.

Kushtet e reja të krijuara nga ky investim e kanë pajisur këtë fakultet me auditorë e laboratorë të rinj të domosdoshëm për këtë institucion.

Gjatë ceremonisë së inagurimit Kryeministri Berisha dhe Ministrat Tafaj e Vasili vizituan edhe këto ambiente të rëndësishme për studentët e këtij fakulteti.

Fakulteti i Infermierisë edhe pse më i riu midis fakulteteve të mjekësisë, arriti shumë shpejt t’i përshtatet Kartës së Bolonjës, duke u akredituar në shkallën e masterit dhe të diplomës së nivelit të dytë.

Vetëm në 6 vjet të veprimtarisë së këtij fakulteti janë themeluar 6 tituj diplomash, të cilët janë bërë garanci pune profesionale jo vetëm në vend por edhe në perëndim.