Ministri Pollo: “Së shpejti një strategji për kërkimin shkencor”
Me iniciativën e Ministrit të Arsimit dhe Shkencës z. Genc Pollo, u organizua sot në Hotel Tirana, nga Zyra Rajonale e UNESCO-s për Shkencën dhe Kulturën në Evropë (BRESCE)*, një takim me ekspertë të kërkimit shkencor dhe teknologjisë.
Në këtë takim morën pjesë edhe znj. Ardiana Gjonaj zv.ministre e Arsimit dhe Shkencës, këshilltari i Kryeministrit për arsimin, z. Myqerem Tafaj, z. Gjergj Gjinko, drejtor i kabinetit në MASH, z. Engelbert Ruoss drejtor i BRESCE, ekspertë të shkencës dhe politikave kërkimore dhe statistikore nga Zvicra, Franca e Greqia, rektorë të universiteteve, etj.
Qëllimi i takimit ishte debati mbi prioritetet e Shqipërisë në shkencë, teknologji dhe kërkim, me synimin për të hartuar një strategji afat-mesme të kërkimit shkencor dhe integrimin e Shqipërisë në Zonën Evropiane të Kërkimit Shkencor.
Një tjetër qëllim i këtij takimi ishte dhe mundësimi i trajnimit të kërkuesve shkencorë shqiptarë në mbledhjen dhe analizën e statistikave, treguesve në shkencën e teknologjinë tonë, krahasuar me standardet e Evropës, OECD, UNESCO-s.
Shqipëria është ndër të paktat vende në Evropë që nuk disponon të dhëna kombëtare mbi shkencën dhe teknologjinë. Për këtë iniciativa e ministrit Pollo u mirëprit dhe u vlerësua nga UNESCO dhe organizata të tjera evropiane që u ofruan të kontribuonin financiarisht për këtë takim.
BRESCE -* UNESCO's Regional Bureau for Science and Culture in Europe (BRESCE)
Fjala e Ministrit te Arsimit dhe Shkences z. Genc Pollo : Strategjia Kombetare per Kerkimin
“Zonja e zoterinj pjesemarres,
z. Ruoss, zonja e zoterinj eksperte,
Workshopi per te cilin ju jeni mbedhur sot, shenon fillimin e nje pune mjaft te rendesishme per MASH; ate te pergatitjes se Strategjise Kombetare te Kerkimit Shkencor.
Kjo strategji sektoriale, pjese e Strategjise Kombetare per Integrim, do te jete nje dokument polititik i domosdoshem per te gjithe aktoret e Kerkim Zhvillimit ne vend.
Per te ndihmuar ne pergatitjen e saj kemi kerkuar asistencen e UNESCO-s dhe te eksperteve te saj nepermjet Zyres se saj Rajonale ne Venecie, qe prej vitesh ka krijuar nje experience te vecante ne kete fushe duke ndihmuar vendet e rajonit ne hartimin e politikave dhe dokumenteve strategjike. Shpreh falenderimin per angazhimin dhe ndihmen e tyre.
Paralelisht me pergatitjen e strategjise do te ece edhe puna per matjen e Indikatoreve dhe Statistikave te Kerkim Zhvillimit, pa te cilet nuk mund te kete nje politike te qarte e efikase, ne dobi te zhvillimit ekonomik.
Jemi nder vendet e pakta ne Europe qe ende nuk ka nje system te mbajtje se Indikatoreve te OECD-se ne kete fushe, dhe kjo mangesi duhet te plotesohet sa me pare.
Ky workshop eshte aktiviteti i pare qe do hedhe piketat kryesore te punes qe duhet bere ne muajt ne vazhdim.
Synojme qe dokumentin e perfunduar te strategjise ta paraqesim brenda ketij viti ne qeveri per aprovim.
Ndaj do ju beja thirrje gjithe perfaqesuesve te institucioneve pjesemarres ne kete aktivitet, dhe nepermjet jush edhe te tjereve qe do te perfshihen ne aktivitetet qe do pasojne, te angazhohen maksimalisht per te kontribuar ne realizimin e ketij synimi.
Hartimi i strategjise se K&ZH, zhvillohet njekohesisht edhe me implementimin e SKALA, Startegjise se Arsimit te Larte, dhe besoj se nderthurja e te dy proceseve do kete efekte teper positive per zhvillimin e universiteteve tona, prane te cilave tashme jane perfshire ish-institutet e kerkimit shkencor.
Realizimi i SKZH kerkon koordinim midis ministrive dhe agjensive te interesuara ne kete ceshtje, universiteteve e qendrave kerkimore, akademise e komunitetit te bisnezit.\, dhe MASH si ministria pergjegjese per hartimin dhe zbatimin e politikes se KSH do beje te gjitha perpjekjet ne kete drejtim.
Jemi ne momentet e pergatitjes se planifikimit tre vjecar te PBA-se.
Objektivi jone kryesor eshte te rrisim fondet buxhetore per Kerkim Zhvillimin. Shqiperia po ecen me shpejtesi drejt integrimit europian, ne po bejme hapa te medhenj drejt programeve europiane te RTD, ndaj dhe eshte e domosdoshme te mbajme ne vizionin tone objektivat europiane ne kete fushe, per te ngushtuar distancat qe na ndajne. Sa per kujtese, objektivi I Barcelones per BE-ne eshte qe ne vitin 2010, 3% e GDP ti akordohen Kerkim Zhvillimit, nga te cilat 1% duhet te vije nga buxheti publik.
Sigurisht nuk mund ti ndryshojme gjerat brenda nje nate e brenda nje viti, por duhet te kemi parasysh se kjo eshte nje strategji per periudhen 2008-2013, strategji qe na con ne prag te antaresimit ne EU, ndaj dhe duhet te jemi vizionare ne ate qe do te bejme ne kete sektor per kete periudhe.
Pikerisht per kete arsye na nevojitet sot percaktimi I objektivave sa me te qarta, I outputeve te plota dhe aktiviteteve te detajuara me buxhetet respektive, ne menyre qe te lobojme me sukses ne qeveri dhe parlament per fondet.
Duke besuar ne aftesine e eksperteve dhe kompetencen e drejtuesve te institucioneve te perfaqesuara sot, jam I bindur se ne fund te dites do te kemi nje product me shume vlere te ketij procesi.
Ne nje aktivitet te tille si ky, demostrohet maksimalisht bashkepunimi midis ministrise, universiteteve, agjensive qeveritare, qendrave kerkimore etj.
Nje diskutim I hapur, me tolerance dhe argumenta eshte i domosdoshem.
Une besoj se do te kemi nje diskutim te tille sot.
Ju uroj pune te mbare”
|