Ofrohen bursa për studime pasuniversitare në Egjipt,për periudhën janar-dhjetor 2010
Në kuadër të bashkëpunimit teknik me Republikën Arabe të Egjiptit, Qendra Demografike në Kairo dhe Fondi Egjiptian për Bashkëpunimin Teknik ofron bursa për studime pasuniversitare në fushën e demografisë pranë universiteteve publike egjitiane, për periudhën janar-dhjetor 2010.
Bursa mbulon shpenzimet e udhëtimit, të shkollimit dhe të akomodimit, si dhe shpenzimet e vogla mujore.
Kandidatët e interesuar për këto bursa studimi të paraqesin pranë Sektorit të Marrëdhënieve me Jashtë në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës dokumentet e mëposhtme:
- Kërkesën e të interesuarit drejtuar MASH-it;
- Fotokopjen e noterizuar dhe të përkthyer të diplomës së shkollës së lartë,;
- Fotokopjen e noterizuar dhe të përkthyer të listës e notave;
- CV;
- Dy rekomandime nga profesorë të Universitetit;
- Certifikatën e lindjes me fotografi;
- Raportin mjekësor per aftësi studimesh;
- 4 fotografi 4x6
Kandidatët e interesuar për studime të avancuara duhet të jenë të pajisur me diplomë të veçantë për Popullsinë dhe Zhvillimin ose me diplomë të nivelit master në fushën e demografisë.
Afati i fundit i dorëzimit të dokumenteve të kandidatëve në Sektorin e Marrëdhënieve me Jashtë në MASH është data 26 nëntor 2009.
|