Tiranë, më 29 Shtator 2009

Ministri Tafaj në konferencën e CLEEN: Edukimi mjedisor do të fillojë në moshë të re

Si pjese e nje programi shkollor, te zbatuar nga Ministria e Arsimit dhe Ministria e Mjedisit, ne 250 shkolla te Shqiperise, me fokus ndergjegjesimin dhe pergjegjshmerine ndaj mjedisit, femijet po mesojne sjellje te reja se si te mbrojne mjedisin dhe ta mbajne me te paster dhe me te shendetshem ambjentin qe i rrethon.

Ministri i Arsimit dhe Shkencës Z. Myqerem Tafaj, Ministri i Mjedisit Pyjeve dhe Menaxhimit te Ujërave Z. Fatmir Mediu, Ambasadori i UNICEF në Shqipëri z. Delf Palm, dhe Ambasador i Mbretërisë së Holandës z Henk G.C van den Dool, ishin sot të pranishëm në një takim organizuar nga UNICEF, për promovimin e projektit të përbashkët për mbrojtjen e mjedisit të quajtur CLEEN (Child Led Environmental Education Iniciative).  

Projekti CLEEN eshte nje projekt i Ministrise se Mjedisit, Pyjeve dhe Menaxhimit te Ujit dhe Ministrise se Arsimit dhe Shkences dhe mbeshtetet nga UNICEF dhe Mbreteria e Vendeve te Uleta.

Në fjalimin e tij përshëndetës Ministri Tafaj tha ndër të tjera se: “Veprimtaria që zhvillohet sot është një veprimtari shumë kuptimplote dhe një ngjarje fryt i bashkëpunimit të ngushtë midis shkollës, nxënësve, mësuesve të shkollave, drejtorive arsimore, strukturave të Pushtetit Lokal, organizatave të huaja.
Po të shohësh shënimet që kanë bërë fëmijët, në tavolinë, duket qartë se nxënësit e klasave e shkollave fillore, kanë arritur jo vetëm që të kuptojnë, por edhe të shprehin disa mendime ashtu siç mendojnë ata, por këto mendime tregojnë se janë të shqetësuar. Të shqetësuar nga makinat e vjetra, por kanë edhe plot kërkesa të tjera, madje hedhin edhe mendime se si duhet të pastrohet mjedisi. Paketa e Mjedisit, e Edukimit për Mjedisin në shkollat tona, ka kohë që ka hyrë. Por me këtë projekt, është zhvilluar një Paketë mësimore për klasën e 5-të e shoqëruar me trajnimin e një grupi të madh mësuesish, çka përbën një ndihmë për sistemin tonë arsimor, në fushën e edukimit me shprehjet e mjedisit. 
Mjedisi në kurrikulën e shkollës sonë, duhet të zërë një vend shumë të rëndësishëm, madje në moshat e hershme. Me shprehitë e para të mbrojtjes së mjedisit, ne do të fillojmë që në sistemin parashkollor dhe do të vazhdojmë intensivisht me arsimin bazë dhe me arsimin e mesëm.
Në këtë kontekst unë dëshiroj të përshëndes edhe një herë organizatorët, dua të falenderoj UNICEF-in dhe Ambasadën e Mbretërisë së Holandës për këtë mbështetje, në zhvillimin e këtij projekti, si dhe të shpreh gatishmërinë e institucionit që unë përfaqësoj për të forcuar këtë bashkëpunim, për të zhvilluar më shuëm projekte në fushën e mjedisit, në mënyrë që nxënësit të edukohen me mjedisin, të fitojnë shprehitë, me kohë, dhe t’i fuqizojnë ato gjatë gjithë procesit të edukimit të tyre.”

 

Ndryshimet e forta mjedisore ndikojne ne mireqenien dhe shendetin e femijeve. Ne themel te te gjitha ketyre sfidave eshte mungesa e ndergjegjesimit dhe te kuptuarit e problemeve qe kane te bejne me mjedisin, si edhe mungesa e vullnetit te individeve dhe komuniteteve per te marre pergjegjesine e duhur per te menjanuar veprimet qe kane ndikim shkaterrues mbi mjedisin.

CLEEN eshte nje projekt qe ka perfshire edukimin mjedisor ne shkollat e  ciklit te ulet. Ai ndihmon femijet te kuptojne rendesine e nje mjedisi te mbrojtur, nxit sjellje pozitive dhe inkurajon aktivitetet e ndermarra nga vete femijet. Ne kuader te kesaj inisiative eshte zhvilluar nje kurrikule  per mjedisin, ka filluar nje fushate per sjellje te pergjegjeshme ndaj mjedisit si dhe do te shperndahen grante te vogla shkollave per aktivitete mjedisore. Instituti i Kurrikulave dhe Trajnimeve ka certifikuar programin e trajnimit dhe deri tani jane trajnuar 1280 mesues. Si rezultat i projektit ne nje shkolle te Korces qe eshte pjese e ketij projekti, femijet diskutuan se si ata perpiqen te kursejne ujin ne shtepite e tyre. Ne fund te muajit, ata sollen ne klase faturat e ujit per te pare konsumin ne cdo shtepi dhe treguan se si familjet e tyre kane filluar te kursejne ujin.