Tiranë, më 21 Dhjetor 2009

       

 

NJOFTIM  PËR SHTYP

                       
Ambasada e Republikës së Francës në Tiranë njofton se dosjet për pranimin paraprak në vitin e parë në universitetet franceze, për vitin 2010-2011, mund të tërhiqen nga të interesuarit pranë zyrave të Shërbimit të Bahkëpunimit dhe Veprimit Kulturor të kësaj Ambasade, duke filluar nga data 5 deri në 29 janar 2010, çdo ditë, nga e hëna në të premte, ora 15:00-16:00. Dorëzimi i dosjeve në Ambasadë duhet të bëhet para datës 31 janar 2010.

Mbas dorëzimit të dokumentacionit, aplikantët do t’i nënshtrohen një provimi lidhur me njohjen e gjuhës frënge (TCF), i cili do të organizohet në Hotel Tirana Internacional,  më 15 shkurt 2010, nga ora 9:00-13:00. Ky provim është i detyrueshëm për të gjithë aplikantët,  me perjashtim të nxënësve të seksioneve dygjuhëshe dhe nxënësve që kanë nivelin DELF B2 dhe DALF C.