Ministri Tafaj takon Lordin Alan John Watson të Riçmondit.
Ministri i Arsimit dhe Shkencës, z. Myqerem Tafaj priti në MASH Lordin Alan John Watson të Riçmondit.
Pasi e falendëroi për vizitën e tij në Shqipëri, kreu i arsimit shqiptar shprehu vlerësimin e tij për kontributin e Lordit Watson në politikën britanike.
Ministri Tafaj i shpjegoi ndryshimet në Arsimin e Lartë dhe rëndësinë që po i kushtohet përdorimit të gjuhës angleze nw shkollat dhe Universitetet tona.
Ai shprehu gatishmërinë për bashkëpunim të mëtejshëm me Institucionet Britanike në modernizimin e sistemit tonë arsimor, kualifikimin e mësuesve dhe rritjen e standardeve në këto fusha
Nga ana e tij Lordi Watson falenderoi në mënyrë të veçantë Ministri Tafaj për titullin “Doctor Honoris Causa” dhe vlerësimin që pati nga Universiteti i Tiranës dhe Ministria e Arsimit dhe Shkencës.
U informova nga Kryeministri Berisha dhe Ministri Tafaj, për reformat në arsim dhe mbeta tepër i impresionuar nga zhvillimet aktuale, veçanërisht në rritjen e cilësisë dhe standardeve në Arsimin e Lartë, - u shpreh ai.
Universiteti i Tiranës i akordoi dje Lordit Alan John Watson të Riçmondit, titullin “Doctor Honoris Causa” për kontributin e dhënë në përmirësimin e marrëdhënieve ndërkulturore dhe vlerave demokratike në Evropë e në veçanti ndërmjet Shqipërisë dhe Mbretërisë së Bashkuar.
Lordi Watson është një personalitet që ka ndihmuar në zhvillimin e marrëdhënieve mes dy vendeve dhe ka promovuar demokracinë në mbarë kontinentin.
|