Tafaj në workshop me studentët e ekonomikut: Karta e Bolonjës tashmë është implementuar në të tri nivelet e saj në sistemin tonë të Arsimit të Lartë.
Ministri i Arsimit dhe shkencës z.Myqerem Tafaj ishte sot i pranishëm në një Workshop me studentë të fakultetit të Ekonomik të Universitetit të Tiranës, mbi përshtatshmërinë e Kartës së Bolonjës në sistemin universitar shqiptar, dhe atë të fakultetit Ekonomik në veçanti.
Pas fjalës përshëndetës të rektorit zotit Dhori Kule, fjalën në këtë takim e mori ministri i Arsimit dhe Shkencës zoti Tafaj, i cili përshëndeti studentët dhe pedagogët pjesëmarrës duke vënë theksin në implementimin e suksesshëm të sistemit të Bolonjës në Arsimin e Lartë shqiptar.
“Në sistemin tonë të Arsimit të Lartë, Karta e Bolonjës tashmë është implementuar në të tri nivelet e saj . Kjo është një arritje mjaft madhe e sistemit tonë, një arritje në radhe të parë e punës së shkëlqyer që kanë bërë pedagogët, rektorët, dekanët. Është një arritje edhe një kontribut edhe i studentëve sepse ju, jeni përballuar me këtë transformim rrënjësor të sistemit. Bolonja është reforma më e thellë e arsimin e lartë në 100 vitet e fundit. Kjo reformë ka ndodhur në kohë dhe në kushte të ndryshme dhe në vende të ndryshme”.
Më tej ministri Tafaj përmendi faktin e kërkesave të shumta që studentët e universiteteve tona dhe në veçanti ata të fakultetit Ekonomik, kanë për thellimin e studimeve në mastera dhe doktoratura dhe, që me liberalizimin e vizave, me një Bachelor, studentë tanë mund të konkurrojnë kudo në botë për të përftuar këto studime të thelluara.
Më tej ministri Tafaj informoi studentë edhe për hapat e ndërmarra nga ministria e Arsimit dhe Shkencës për ekuivalentimin e diplomave si dhe akreditimin e Universiteteve sipas standardeve evropiane në këtë mandat të dytë të Qeverisë Berisha 2.
Në fund të fjalës së tij ministri Tafaj falënderoi organizatorët për takimin,
duke siguruar studentët se diplomat e tyre janë në strukturën e standardet e diplomave evropiane. Janë plotësisht të transferueshme, janë plotësisht të njohura.
-Ju do ta provoni shumë shpejt këtë gjë.- tha në fjalën përmbyllëse ministri Tafaj,- Sapo të liberalizohen vizat, të parët do jeni ju që do pranoheni lehtazi në çdo shtet evropian për të vijuar studimet e thelluara në mastera dhe doktoratura. Dhe shteti ynë do t’iu mbështesë financiarisht në iniciativat tuaja.
|