Ministri Tafaj priti një grup nxënësish të gjimnazit “Albeck” dhe “Sami Frashëri”
Ministri i Arsimit dhe Shkencës, z. Myqerem Tafaj, u takua në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës me një grup nxënësish dhe mësuesish të gjimnazit “Albeck” në Sulcam Necar nga landi i Baden-Vyrtembergut që ndodhen në Tiranë për të vizituar gjimnazin “Sami Frashëri”.
Qëllimi i kësaj nisme është arritja e një marrëveshjeje për të krijuar një partneritet mes këtyre gjimnazeve.
Ministri Tafaj, duke shprehur kënaqësinë për këtë vizitë, u shpjegoi nxënësve sistemin tonë arsimor dhe diskutoi me ta mënyrën e zhvillimit të provimit të Maturës Shtetërore.
-Gjimnazi “Sami Frashëri” është një nga shkollat bilinguale më të mira që ne kemi,- tha Ministri Tafaj dhe kjo falë partneritetit midis këtyre gjimnazeve, suksesi i të cilave do të matet me provimin e Maturës Shtetërore 2011.
Realizimi i trajnimeve për mësuesit që do të shërbejnë si partnerë për kualifikimin e mëtejshëm pedagogjik të mësuesve shqiptarë gjermanishtfolës, ishte një tjetër çështje që u diskutua.
- Praktika e shkëmbimit të nxënësve në kuadër të projekteve të ndryshme dhe studimet jashtë vendit janë modeli më i mirë që mund t’ju ofrojmë nxënësve që mbarojnë këto shkolla bilinguale, - u shpreh z. Tafaj.
Nxënësit e dy gjimnazeve e falenderuan Ministritn Tafaj për këtë takim dhe shprehën dëshirën e tyre lidhur me përfshirjen në procesin e vendimmarrjes në shkollë.
|