NJOFTIM SHTYPI
Në përgjigje ndaj një pyetje të një gazetere për lajmin e “nxjerrjes së 3000 mësuesve në dispozicion” Ministri Beja sqaroi sot se “Nuk është e vërtetë se këta mësues kanë dalë në në dispozicion. Ata kanë qenë mësues të listëpritjes me kontrata nga 15 shtatori deri në dhjetor 2008. Ata edhe pas Vendimit të Këshillit të Ministrave së 24 dhjetorit 2008 kanë vijuar punën dhe me Vendimin e ri të Këshillit të Ministrave të datës 6 mars 2009 do të kenë kontrata më të gjata se më parë në funksion të nevojave reale të arsimit.
Të gjithë arsimtarët që kanë qenë pjesë e sistemit me emërim definitiv kanë qenë dhe janë pjesë e sistemit dhe nuk kanë patur fare lidhje me dukurinë për të cilën ju folët. Kështu që edhe fjala e përfaqësuesit të sindikatës ka qenë tërësisht e instrumentalizuar. Po j'ua përsëris nuk është marrë asnjë vendim për të larguar mësues. Nuk është larguar dhe nuk do të largohet asnjë mësues. Orët janë të njëjta dhe janë të nxënësve që duhet të kenë mësuesit në klasë. Bëhet fjalë për një keqpërdorim të lajmit.”
|