Tiranë, më 11 Dhjetor 2009

       

 

Mbi Programin e Bursave të Kërkimit UNESCO/KEIZO OBUCHI, për vitin akademik 2010-2011

 

Në kuadrin e fondit japonez për zhvillimin e burimve njerëzore dhe të Programit të Bursave të bashkëadministruara nga UNESCO, qeveria japoneze do të financojë 20 bursa studimi për vitin 2010-2011, në kujtim të ish-kryeministrit japonez , z. Keizo Obuchi.

Programi i bursave të kërkimit  UNESCO/KEIZO OBUCHI, i cili parashikon akordimin e bursave individuale për kërkime të thelluara pasuniversitare në fushën e kërkimit, shpall fushatën e aplikimeve në  katër fushat e mëposhtme:

  1. Mjedisi në shkencat e ujit;
  2. Dialogu ndërkulturor;
  3. Teknologjitë e informacionit dhe të komunikimit;
  4. Zgjidhja paqësore e konflikteve

Bursat e lartpërmendura jepen për personat e diplomuar  në programin e studimit master, me synim zhvillimin e kërkimeve pasuniversitare ose të specializimeve  në fushat e  studimit që përputhen me objektivat strategjikë të Programit të Bursave të Kërkimit UNESCO/KEIZO OBUCHI. Për një informacion më të hollësishëm lidhur me bursat që ofrohen,  mënyrën e plotësimit të formularit të aplikimit dhe të përgatitjes së dokumentacionit nga aplikanti, referojuni adresave të mëposhtme në web-site:
http://portal.unesco.org/en/files/14635/12478230171(Multi-Language_-_Eng-Fre-Spa-Arab)_Letter_of_Announcement_Obuchi_2010.pdf/(Multi-Language%2B-%2BEng-Fre-Spa-Arab)%2BLetter%2Bof%2BAnnouncement%2BObuchi%2B2010.pdf
http://portal.unesco.org/en/files/29473/12320179559UNESCO_Fellowships_Application_form_(Eng._Fr._Spa).pdf/UNESCO%2BFellowships%2BApplication%2Bform%2B(Eng.%2BFr.%2BSpa).pdf

Dokumentacioni, pasi të jetë plotësuar nga aplikantët, të dorëzohet në Sektorin e Marrëdhënieve me Jashtë në MASH, deri në datën 28 dhjetor 2009.