Ministri Tafaj, u takua me vlerėsuesit e provimeve tė Maturės Shtetėrore nė shkollėn Sabahudin Gabrani, Tiranė.
Ministri i Arsimit dhe Shkencës, z. Myqerem Tafaj, vizitoi sot qendrën e vlerësimit të testeve të provimeve të Maturës Shtetërore në shkollën “Sabahudin Gabrani”, për të parë nga afër ecurinë e procesit të korrigjimit të testeve.
- Erdha për të takuar grupin e korrigjuesve në këtë qendër, ku vlerësohen testet e sekretuara
Në këtë qendër ndodhen rreth 60% e testeve për korrigjim dhe procesi po zhvillohet normalisht, - u shpreh Ministri Tafaj.
Ministri Tafaj, pasi falenderoi korrigjuesit për gatishmërinë dhe seriozitetin që kanë treguar për të marrë pjesë në këtë fazë të rëndësishme të procesit, kërkoi prej tyre, që vlerësimi të jetë krejtësisht objektiv.
- Vlerësimi i provimit bëhet nga tre persona në mënyrë të pavarur dhe jam i sigurtë që maturantët do të jenë të kënaqur me vlerësimet - theksoi Tafaj.
Ne secilën nga katër qendrat e vlerësimit MASH-i ka vendosur përfaqësues të Ministrisë që mbikqyrin procesin.
- Edhe këtu ne kemi dy përfaqësues të MASH-it, që qëndrojnë gjatë gjithë procesit të korrigjimit në qendër, - tha z. Tafaj.
Ministri i Arsimit dhe Shkencës do të takojë edhe vlerësuesit në qendrat e tjera në ditët në vijim dhe u shpreh i kënaqur me cilësinë e punës që është bërë deri tani.
Vlerësimi i testeve të provimit të Maturës Shtetërore 2010 për lëndën Letërsi-Gjuhë Shqipe, po zhvillohet në katër qendra në të gjithë Shqipërinë, përkatësisht në Tiranë, Elbasan, Fier dhe Shkodër.
|