Tiranë, më 04 Qershor 2010



Kėshilli Kombėtar i Arsimit dhe Formimit Profesional zhvilloi nė MASH takimin pėr miratimin e draftit tė Projektligjit tė ri tė AFP-sė.

Këshilli Kombëtar i Arsimit dhe Formimit Profesional zhvilloi në MASH  takimin për miratimin e draftit të Projektligjit të ri të AFP-së.

Mbledhja u bashkëkryesua nga Ministri i Arsimit dhe Shkencës, z. Myqerem Tafaj, dhe Ministri i Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta, z. Spiro Ksera.

Çështjet e shtruara në këtë takim kishin në qendër diskutimin e amendimeve të Projektligjit për të mundësuar zbatimin e një sistemi modern të shkollimit profesional.
Një koncept i ri, është arsimi i pasmesëm, i cili do të gjejë shtrirje më të gjerë në sistemin tonë arsimor, duke siguruar vijueshmërinë e shkollimit profesional dhe në nivel universitar.

Në Projektligj janë pasqyruar ndryshimet moshore që kanë të bëjnë me hyrjen në Arsimin Profesional  të të rinjve që kanë përfunduar arsimin e detyruar  9-vjeçar.

Ekspertët prezantuan gjithashtu një model 3-vjeçar. Krahas strukturës aktuale të Arsimit Profesional në këtë takim u ra dakord për mundësinë e hartimit të këtij modeli në degët e TIK, Ekonomik, Shërbime Shendetësore, etj.